
Ministri i financave dhe Transfereve Besnik Bislimi në mbledhjen Qeverisë të mbajtur sot ku po raportohet për 100 ditëshine Qeverisë Kurti ka thënë se fokusi I tyre si ministri ka qenë miratimi I buxhetit dhe në menaxhimin e dëmeve ekonomike të pandemisë.
Ai tha se përgjatë 2 muajve të pandemisë së koronavirusit nuk ka pasur humbje ashtu siç kanë pritur ekspertët, dhe ATK në krahasim me vitin e kaluar ka raportuar vetëm 35 milion euro humbje dhe është lajm i mirë.
“Aktiviteti i ministrisë ka qenë i fokusuar në përgatitjen buxhetit t të vitit 2020, pjesa tjerët e energjisë për përgatitjen e pakos emergjente fiskale dhe tani në javën e fundit të përgatitjeve të pakos për rimëkëmbjen.
Bislimi tha se ministria të cilën e drejton ka negociuar disa marrëveshjeve me jashtë meqë do të na duhet mbulimin e hendekut në buxhet, ka kaluar 2 muaj megjithatë buxheti nuk është dëmtuar ashtu siç kanë pritur ekspertët.
Ai foli edhe për Administratën Tatimore të Kosovës, ku tha se ATK-ja ka raportuar 35 milion euro më pak të hyra në raport me vitin e kaluar., dhe kjo është e mirë, vendimet e tjera që i kam përzemërt do ti përmendja, ndarja e 200 mijë eurove për Shqipërinë për ndihmës për Shqipërinë për tërmetin ,dhe 500 mijë euro për bashkëkombësit tanë në Medvegjë e Bujanoc.
Kemi 12 mijë vende të reja të punës të formalizuara, njëkohësisht kemi mbajtur nën kontrolle ata që kanë humbur vendin e punës dhe kemi vetëm 1400 vende të humbura të punës”.