×
  • Ekonomi
  • Ekonomi

    Bie për 50 % shitja e policave të sigurimit

    FrontOnline
    16 Maj 2020

    Gjatë muajve mars dhe prill të këtij viti, si pasojë e pandemisë COVID-19, shitja e policave të sigurimit ka rënë gati për 50 % krahasuar me muajt paraprak, por edhe me periudhën e njëjtë të vitit të kaluar. Drejtori i Shoqatës së Sigurimeve të Kosovës Sami Mazreku thotë se nëse një trend vazhdon edhe në muajt në vijim situata do të rëndohet tej mase

     

    Rreth 50 % ka rënë shitja e policave të sigurimit të automjeteve gjatë muajve mars dhe prill të këtij viti si pasojë e pandemisë COVID-19. Duke iu referuar të dhënave zyrtare të Bankës Qendrore të Kosovës (BQK), shihet se gjatë kësaj periudhe shitja e policave ka rënë si asnjëherë më parë, duke e dëmtuar rëndë industrinë e sigurimeve.

    Sipas të dhënave zyrtare të Bankës Qendrore të Kosovës, gjatë muajit mars të këtij viti të gjitha kompanitë e sigurimeve që operojnë në vendin tonë kanë shitur 17,40 polica obligative, nga 30,002 sa ishin në muajin paraprak.

    Ndonëse të dhënat zyrtare për muajin prill ende nuk janë publikuar, situatë është e njëjtë, madje edhe më e rënduar është në ketë muaj, ku shitja e policave ka rënë në masën prej 50 %, në raport me periudhën e njëjtë të viti 2019, ku gjatë muajit prill ishin shitur 31,283, ka raportuar “iSIGURIME”.

    Situata po rëndohet

    Sami Mazreku, drejtor në Shoqatën e Sigurimeve të Kosovës thotë se nëse trendi i tillë vazhdon edhe në muajt e ardhshëm situata do të vështirësohet tej mase, sepse kompanitë nuk po inkasojnë mjete, derisa në anën tjetër po paguajnë dëme, po e paguajnë stafin dhe shpenzimet tjera operative.

    “Po shpresojmë se masat tjera lehtësuese do të fillojnë të aplikohen së shpejti, pasi që situata do të rëndohet edhe më shumë. Në komunikacion ka rritje të dukshme të automjeteve të paregjistruara. Referuar të dhënave zyrtare të Policisë shihet se ditëve të fundit ka rritje të numrit të aksidenteve në raport me ditët paraprake, pasi që është rritur dukshëm fluksi i qytetareve”, ka thënë drejtori Mazreku.

    Ai më tutje ka thënë se është e domosdoshme hapja sa më e shpejt e Qendrave të Regjistrimit të Automjeteve, natyrisht duke respektuar të gjitha rekomandimet e Institutit Kombëtar të Shëndetit Publik.

    “Sa më herët që të hapen dëmi do të jetë më i vogël si për kompanitë e sigurimit, ashtu edhe për qytetaret”, ka apeluar më tutje Mazreku.

    Kompanitë duhet të ndihmohen

    Më tutje, drejtori Mazreku thotë se ashtu sikurse edhe kompanitë tjera private, industria e sigurimeve duhet të ndihmohet nga shteti, sepse është e prekur direkt nga pandemia COVID-19.

    “Industria e sigurimeve luan një rol të rëndësishëm si në aspekt ekonomik, ashtu edhe atë social, pasi që direkt dhe indirekt në industri janë të punësuar  mbi 5 mijë punëtorë dhe vazhdimi i situatës edhe në muajt në vijim i rrezikon ata”,  ka thënë më tutje drejtori i Shoqatës së Sigurimeve të Kosovës Sami Mazreku.

    17,040 polica obligative të sigurimit i kanë shitur kompanitë e sigurimeve gjatë muajit mars të vitit 2020.

    2,692,696.46 janë të hyrat nga shitja e policave gjatë muajit mars 2020.

    42 % ka rënë shitja e policave gjatë muajit mars 2020 në raport me muajin shkurt 2020.

    4,257,244 ishin të hyrat nga shitja e policave gjatë muajit shkurt 2020

    “Po shpresojmë se masat tjera lehtësuese do të fillojnë të aplikohen së shpejti, pasi që situata do të rëndohet edhe më shumë. Në komunikacion ka rritje të dukshme të automjeteve të paregjistruara. Referuar të dhënave zyrtare të Policisë shihet se ditëve të fundit ka rritje të numrit të aksidenteve në raport me ditët paraprake, pasi që është rritur dukshëm fluksi i qytetareve”, ka thënë drejtori Sami Mazreku.

     

    Nga Rubrika
    Sport03 Mars 2026
    Mërgim Vojvoda ka humbur një mundësi të artë të kalonte Comon në epërsi ndaj Interit, në gjysmëfinalen e Kupës së Italisë. Mbrojtësi...
    Sport03 Mars 2026
    Barcelona ka synim që sonte ta bëjë “të pamundurën, të mundur”, në përballje me Atletico Madridin. Në ndeshjen që luhet sonte me...
    Sport03 Mars 2026
    Real Madridi pësoi humbjen e katërt nën drejtimin e Alvaro Arbeloa kundër Getafes të hënën mbrëma, një rezultat që i lë “Los...
    Të tjera
    Lajme03 Mars 2026
    Kryetari i Aleancës për Ardhmërinë e Kosovës, Ramush Haradinaj, ka deklaruar se i ka thënë Bedri Hamzës se nëse kandidon për President,...
    Bota/Rajoni03 Mars 2026
    Presidenti amerikan, Donald Trump, ka deklaruar se Marina e SHBA-së do të fillojë shumë shpejt të shoqërojë cisternat që kalojnë nëpër Ngushtica...
    Lajme03 Mars 2026
    Kreu AAK-së, Ramush Haradinaj deklaroi se një numër i deputetëve të Lëvizjes Vetëvendosje i kanë premtuar votën nëse ai do të kandidojë...
    Bota/Rajoni03 Mars 2026
    Asambleja e Ekspertëve të Iranit këtë të marte ka zgjedhur liderin e ri suprem të vendit. Mediat iraniane raportojnë se lideri i ri është...
    Vip03 Mars 2026
    Rogerti është kthyer në shtëpinë e Big Brother VIP Albania. Pasi u përplas me Monika Kryemadhin për sjelljen e tij, Rogerti vullnetarisht...
    Bota/Rajoni03 Mars 2026
    Sekretari Amerikan i Shtetit, Marco Rubio, ka konfirmuar se një dron ka goditur një parking në afërsi të Konsullatës Amerikane në Dubai,...

    FrontOnline, © 2026 Të gjitha të drejtat e rezervuara.