×
  • Lajme
  • Bota/Rajoni
  • Bota/Rajoni

    Biden në vitin 1999: Ne duhet të hyjmë me trupa tokësore në Kosovë, ta arrestojmë Millosheviqin në Beograd

    FrontOnline
    20 Gusht 2020

    Kandidati i demokratëve për president të Shteteve të Bashkuara, Joe Biden, së bashku me dy senatorët Bob Dole dhe John McCain, gjatë një debati në emisionin politik “Meet the Press” po debatonin për bombardimet e NATO-s në Kosovë, në vitin 1999.

    Ish-zv.presidenti amerikan Joe Biden, tani kandidat i demokratëve për president të Shteteve të Bashkuara, kundër presidentit aktual Donald Trump, në vitin 1999 ishte ithtar i ndërhyrjes tokësore në Kosovë, shkruan FM Images.

    Joe Biden në “Meet the Press”

    Tim Russert: Senator Biden, a mos po e zbut pak qëndrimin presidenti?

    Joe Biden: Shihni, në Uashington ka vetëm tre njerëz që mendojnë se duhet të shkojmë drejt e në Beograd dhe ta arrestojmë Millosheviqin.

    Le të mos e gënjejmë veten, jemi vetëm tre njerëz (Biden John McCain dhe Bob Dole), të tjerat që thuhen janë llafe kot.

    Kongresi republikan as që dëshiron të votojë për bombardime, forcat e NATO-s as që e kanë në mend idenë e dërgimit të trupave tokësore.

    Nëse presidenti e do këtë ose jo, kjo nuk ka rëndësi. Pyetja, mendoj unë, është se çfarë do të quajmë fitore.

    Kemi qenë edhe më parë në këtë emision.

    Përkufizimi i fitores është nxjerrja e të gjitha trupave jashtë Kosovës, kthimi i shqiptarëve në Kosovë dhe hyrja në Kosovë e një force të udhëhequr nga NATO.

    Kjo (që thuhet tani) nuk është fitore totale. Kjo nuk është fitorja që dua unë, nuk është fitorja që do John McCain.

    Unë e kam thënë: Ne duhet të hyjmë me trupa në terren. Ne duhet ta themi hapur se do të ketë viktima amerikane.

    Ne duhet të hyjmë në Beograd dhe ta okupojmë vendin siç bëmë në Gjermani dhe Japoni.

    Duhet të hapim gjyqe publike, për ta hequr maskën e viktimizimit të serbëve, që njerëzit në Serbi ta dinë se çfarë ka ndodhur.

    Është e vetmja gjë që mund të funksionojë. Por përveç ne të treve, askush tjetër nuk ka folur për këtë qysh në fillim.

    Pra, kur presidenti thotë se nuk është për fitore totale, ai nuk është për atë që duam ne, dhe asnjëherë nuk ka qenë.

    As NATO dhe as asnjeri tjetër nuk ka qenë përveç ne të treve.

    Nga Rubrika
    Sport03 Mars 2026
    Mërgim Vojvoda ka humbur një mundësi të artë të kalonte Comon në epërsi ndaj Interit, në gjysmëfinalen e Kupës së Italisë. Mbrojtësi...
    Sport03 Mars 2026
    Barcelona ka synim që sonte ta bëjë “të pamundurën, të mundur”, në përballje me Atletico Madridin. Në ndeshjen që luhet sonte me...
    Sport03 Mars 2026
    Real Madridi pësoi humbjen e katërt nën drejtimin e Alvaro Arbeloa kundër Getafes të hënën mbrëma, një rezultat që i lë “Los...
    Të tjera
    Lajme03 Mars 2026
    Kryetari i Aleancës për Ardhmërinë e Kosovës, Ramush Haradinaj, ka deklaruar se i ka thënë Bedri Hamzës se nëse kandidon për President,...
    Bota/Rajoni03 Mars 2026
    Presidenti amerikan, Donald Trump, ka deklaruar se Marina e SHBA-së do të fillojë shumë shpejt të shoqërojë cisternat që kalojnë nëpër Ngushtica...
    Lajme03 Mars 2026
    Kreu AAK-së, Ramush Haradinaj deklaroi se një numër i deputetëve të Lëvizjes Vetëvendosje i kanë premtuar votën nëse ai do të kandidojë...
    Bota/Rajoni03 Mars 2026
    Asambleja e Ekspertëve të Iranit këtë të marte ka zgjedhur liderin e ri suprem të vendit. Mediat iraniane raportojnë se lideri i ri është...
    Vip03 Mars 2026
    Rogerti është kthyer në shtëpinë e Big Brother VIP Albania. Pasi u përplas me Monika Kryemadhin për sjelljen e tij, Rogerti vullnetarisht...
    Bota/Rajoni03 Mars 2026
    Sekretari Amerikan i Shtetit, Marco Rubio, ka konfirmuar se një dron ka goditur një parking në afërsi të Konsullatës Amerikane në Dubai,...

    FrontOnline, © 2026 Të gjitha të drejtat e rezervuara.