Presidenti Joe Biden e ka telefonuar Donald Trumpin për t’ia uruar fitoren në zgjedhje dhe e ka ftuar atë në Shtëpinë e Bardhë për të diskutuar tranzicionin, raporton Asociated Press, përcjell Reporteri.net.
Nga Shtëpia e Bardhë kanë deklaruar se do ta caktojnë një datë “në të ardhmen e afërt”.
Biden planifikon t’i drejtohet popullit nesër lidhur me rezultatin e zgjedhjeve.
Përveç Trump, Biden e ka telefonuar edhe Nënpresidenten Kamala Harris, të cilën e ka përgëzuar për kampanjën.
Ndryshe, Trump e mposhti Harris duke fituar 292 vota elektorale. Në moshën 78 vjeçare, ai është presidenti më i moshuar që i ka fituar zgjedhjet presidenciale në SHBA, duke ia kaluar Presidentit aktual Joe Biden, i cili ishte 77 vjeç kur e mposhti atë katër vjet më parë.
Kur të bëjë betimin më 20 janar, Trump do të bëhet presidenti i parë amerikan që ka shërbyer si i 45-ti dhe i 47-ti president i Shteteve të Bashkuara.
Përgjatë fushatës zgjedhore, Trump ka çuar përpara gjithçka që lidhet me ekonominë.
Është zotuar për të luftuar inflacionin, dhe për ta bërë “Amerikën të përballueshme sërish”.
Tjetër pikë e nxehtë është imigrimi.
Trump është zotuar për ndërtim të plotë të murit mes Shteteve të Bashkuara dhe Meksikës, të cilin e kishte premtuar edhe në mandatin e parë.