×
  • Lajme
  • Lajme

    Biden: Amerika “u bë më e fortë” falë politikës sonë të jashtme

    FrontOnline
    14 Janar 2025

    Presidenti Joe Biden parashtroi parimet e tij lidhur me politikën e jashtme, në një fjalim gjithëpërfshirës, vetëm një javë përpara se të largohet nga detyra. Ai renditi argumentet se përse duhet vazhduar me të njëjtën qasje, vetëm disa ditë përpara rikthmit në Shtëpinë e Bardhë të Presidentit të zgjedhur Donald Trump, i cili është zotuar se do ta ndryshojë drejtimin e politikës së jashtme. Korrespodentja e Zërit të Amerikës Anita Powell sjell më shumë hollësi mbi fjalimin që Presidentit Biden mbajti të hënën para diplomatëve amerikanë, në Departamentin e Shtetit.

    Presidenti Joe Biden e përmblodhi politikën e jashtme në 4 vitet e administrates së tij, duke deklaruar se:

    “Aktualisht, në gjykimin tim, falë administratës sonë, Shtetet e Bashkuara po fitojnë konkurrencën botërore. Krahasuar me katër vjet më parë, Amerika është më e fortë, aleancat tona janë më të forta, kundërshtarët dhe konkurrentët tanë janë më të dobët. Dhe ne nuk kemi shkuar në luftë për t’i bërë të gjitha këto të mundura”, tha zoti Biden.

    Presidenti u ndal veçanërisht tek mbështjetja e fuqishme në institucionet dhe normat shumëkombëshe të vendosura pas Luftës së Dytë Botërore.

    Ai përmendi si shembull zgjerimin e NATO-s, duke deklaruar se blloku transatlantik i sigurisë pengoi planin e presidentit rus Vladimir Putin për të pushtuar Ukrainën fqinje.

    “Kur Putini sulmoi Ukrainën, ai mendoi se mund ta pushtonte Kievin brenda pak ditësh. E vërteta është se që kur filloi lufta, unë jam i vetmi që qëndrova në qendër të Kievit, jo ai. Putin nuk arriti kurrë”, tha zoti Biden.

    Presidenti Biden tha se vendet autoritare si Kina, Irani, Koreja e Veriut dhe Rusia, po lidhen me njëri-tjetrin, më shumë për shkak të “dobësisë se sa forcës”.

    Sa i përket konfliktit të rëndë që filloi në Izrael dhe që ka përfshirë rajonin, ai tha se administrata e tij po punonte për t’i dhënë fund luftës, që shpërtheu më shumë se një vit më parë.

    Ai vuri veçanërisht në dukje punën e tij në realizimin e shkëmbimit më të madh të të burgosurve në historinë moderne, vitin e kaluar.

    Më herët të hënën, në Shtëpinë e Bardhë, këshilltari i tij për sigurinë kombëtare veçoi përparimin në bisedimet për një marrëveshje që do të bënte të mundur lirimin e personave që mbahen peng nga Hamasi prej më shumë se një viti. “Ne mendojmë se këto hollësi janë në prag të përmbylljes së të plotë dhe palët janë më afër përfundimit të kësaj marrëveshjeje. Nëse do të mundemi që nga kjo fazë që jemi tani, ta përmbyllim marrëveshjen, këtë do ta tregojnë orët dhe ditët në vazhdim”, u shpreh zoti Jake Sullivan.

    Ekspertët analizojnë transferimin e pushtetit dhe ndikimin tek politika e jashtme.

    “Është shumë e mundur që trashëgimia e politikës së jashtme të Joe Bidenit të jetë ajo e presidentit të fundit të Shteteve të Bashkuara që mbështet rendin botëror që u krijua pas Luftës së Dytë Botërore. Sepse Donald Trumpi dëshiron ta ndryshojë në një mënyrë shumë radikale dhe ndoshta do ta bëjë këtë”, shprehet Jim Kessler nga Organizata ‘Third Way’.

    “Kjo ishte një përpjekje e Presidentit Biden për të deklaruar se pati një rikthim të diplomacisë dhe se ai do të lërë gjurmë në politikën e jashtme amerikane. Por kur të vijë koha që historianët të shkruajnë, mendoj se mënyra se si ata do ta kujtojnë Presidentin ka të ngjarë të përcaktohet më shumë nga ajo që do të ndodhë tani”, shprehet Andrew Payne nga Universiteti i Londrës.

    Mandati i Presidentit Joe Biden përfundon në 20 janar./VOA/

    Nga Rubrika
    Lajme14 Janar 2025
    Këshilli për Mbrojtjen e të Drejtave dhe Lirive të Njeriut ka reaguar sot lidhur me suspendimin e para disa të ditëve të...
    Lajme14 Janar 2025
    Prokuroria Themelore në Gjilan, i ka kërkuar Gjykatës Themelore caktimin e masës së paraburgimit ndaj të pandehurit E.H., pasi i njëjti dyshohet...
    Lajme14 Janar 2025
    Gjykata Themelore në Prishtinë ka marrë aktvendim me të cilin ka refuzuar si të pabazuara kërkesat për hudhje të aktakuzës dhe kundërshtim...
    Të tjera
    Bota/Rajoni14 Janar 2025
    Kandidati i Presidentit të zgjedhur Donald Trump për postin e Sekretarit të Mbrojtjes Pete Hegseth, e quan veten një “agjent të ndryshimit”....
    Lajme14 Janar 2025
    Komandanti i KFOR-it, Enrico Barduani, ka thënë se sulmi në Banjskë dhe ai në Ibër Lepenc, janë dy raste të ndara. Ai...
    Lajme14 Janar 2025
    Kandidati për deputet nga PDK me numër 58, Ramë Vataj, ka shpalosur programin elektoral në praninë e një numri të madh qytetarësh...
    Zgjedhjet 202514 Janar 2025
    Kandidati për deputet dhe ish-shefi i diplomacisë kosovare, Enver Hoxhaj, përmes një video në Facebook, ka thënë se PDK garanton parneritet të...
    Lajme14 Janar 2025
    Kandidati për deputet nga PDK, Nait Hasani, ka publikuar një postim të ngrohtë për mësuesin Sahit, duke e cilësuar atë si një...
    Vip14 Janar 2025
    Disa konflikte paraprake që kishin ndër këto javë qëndrimi në shtëpinë më të famshme, nxitën një tjetër debat mes dy banorëve. Ishte...

    FrontOnline, © 2025 Të gjitha të drejtat e rezervuara.