Biçikleta elektronike mund të duket më argëtuese, por ka ndikim më të vogël në gjendjen fizike sesa biçikleta e modës së vjetër.
Sipas një studimi të ri, njerëzit që ngasin biçikleta elektronike kanë 44% më pak gjasa për të arritur objektivat javore për aktivitet fizik sesa ata me biçikleta të rregullta.
Për këtë studim janë krahasuar 1 mijë e 250 ngasës me biçikleta elektronike me 629 çiklistë konvencionalë në Gjermani për një periudhë katër javore, shkruan UPI, transmeton Klankosova.tv.
Të gjithë çiklistët kanë regjistruar kohën e tyre të ngasjes, distancën e përshkuar dhe rrahjet e zemrës, duke përdorur një gjurmues aktiviteti të orës inteligjente.
Çiklistët me biçikleta elektronike kishin prirje të ishin më të vjetër dhe me peshë trupore më të madhe, si dhe kishin më shumë probleme shëndetësore sesa çiklistët me biçikleta të zakonshme.
Megjithatë, studiuesit thonë se biçikletat elektronike ofrojnë një mundësi të mirë për njerëzit që janë më të moshuar ose mbipeshë që të bëjnë më shumë ushtrime sesa do të bënin ndryshe./