Superylli i muzikës Beyonce iu bashkua zëvendëspresidentes Kamala Harris në një tubim të fushatës në Hjuston të premten, ku fokusi i natës ishte te liria riprodhuese dhe rëndësia e votimit.
Beyonce diskutoi për shpresën e saj se brezat e ardhshëm të grave do të ishin më mirë se gjeneratat e mëparshme, raporton NBC News, transmeton Klankosova.tv.
“Unë nuk jam këtu si një personazh i famshëm apo si një politikane. Unë jam këtu si nënë”, tha Beyonce të premten mbrëma. “… Momenti ynë tani, është koha që Amerika të këndojë një këngë të re. Zërat tanë këndojnë një kor uniteti. A jeni gati të shtoni zërin tuaj në këngën e re amerikane?”.