Të mërkurën vonë, një zjarr i madh shkaktoi dëme në pronë në një vilë në New Orleans pronarë të së cilës janë Beyonce dhe Jay Z. ‘Daily Mail’ shkruan se policia mori një raport se një person i panjohur ishte pranë vilës në momentin kur shpërtheu zjarri, transmeton FrontOnline.
Zjarri dyshohet se filloi në kuzhinë ku zjarrfikësit gjetën libra brenda sobës, dhe benzina mund të gjendej gjithashtu brenda shtëpisë.
Vila historike, e cila i përket Barokut Spanjoll, nuk ka qenë e banuar për ca kohë, megjithëse është plotësisht funksionale. 22 persona dolën për të shuar zjarrin dhe vetëm pas dy orësh ata e shuanin me sukses.
Vila përmban dru luksoz, brendi të zbukuruar, llambadarë të bukur dhe dushe antike. Çifti thuhet se bleu vilën në 2015, dhe në vitet 2000 ajo shërbeu si një kompani baleti.
Dëmi i përgjithshëm material është ende i panjohur. Një burim thotë se ky ishte një paralajmërim për çiftin e famshëm dhe se ata janë në rrezik./FrontOnline/