×
  • Ekonomi
  • Sigurime

    Berisha: Në vitin 2021 BKS-ja pagoi 10,1 milionë euro dëme

    FrontOnline
    09 Shkurt 2022

    Valon Berisha, drejtor i Departamentit të Financave në Byronë Kosovare të Sigurimit (BKS), tregon se vetëm gjatë vitit 2021 BKS-ja kompensoi 4536 dëme në vlerë pre 10 milionë e 152 mijë euro. Sipas Berishës në raport me vitin paraprak numri i dëmeve të paguar është 70 % më I lartë deri sa shume e mjeteve të paguara është 78,1 % më e lartë

    Më shumë se 10 milionë euro i ka paguar Byroja Kosovare e Sigurimit (BKS) vetëm gjatë vitit 2021, e që është shuma më e madhe që është paguar që nga themelimi i saj e deri më tash. Valon Berisha, drejtor i Departamentit të Financave në Byronë Kosovare të Sigurimit, ka thënë për “iSIGURIME” se trajtimi i shpejtë dhe kompensimi në kohë sa më të shpejtë i dëmeve të raportuara ka qenë prioritet i menaxhmentit të ri të Byrosë.

    “Ne po e bëjmë maksimumin që trajtimi dhe kompensimi i dëmeve të bëhet sa më shpejtë, pra në një kohë rekord. Nëse bazohemi në të dhëna zyrtare që ne disponojmë, shihet se shuma e mjeteve të paguara vetëm gjatë vitit 2021 është mbi 10 milionë euro, e që është vlera me e lartë që është paguar deri më tash nga BKS-ja”, ka thënë Berisha.

    Sipas tij, menaxhmenti po synon që me ritëm të njëjtë si të trajtimit, ashtu edhe të kompensimit ta bëjë edhe gjatë këtij viti, pra 2022.

    78,1 % u paguan më shumë se në vitin 2020

    Gjithnjë bazuar në të dhëna zyrtare të Byrosë Kosovare të Sigurimit shihet se vetëm në vitin 2021 BKS-ja ka paguar hiç më pak se 10,152,987 euro, vlerë dukshëm më e lartë e paguar që nga themelimi i BKS-së e deri më tash.

    “Në raport me vitin 2020 vlera e dëmeve të paguara është me e lartë për 78,1 %, derisa në numër ajo është më e lartë për 70%. Pra, numri i dëmeve të paguara gjatë vitit 2021 ka qenë 4536”, ka thënë Valon Berisha, drejtor i Departamentit të Financave në Byronë Kosovare të Sigurimit. Sipas Berishës edhe gjatë vitit 2021 pjesa më e madhe e dëmeve të kompensuara, si në mjete ashtu edhe në numër i përkasin Fondit të Kompensimit.

    Krahasimi nder vite i dëmeve të paguara

    Sipas të dhënave zyrtare që disponon BKS-ja, shihet se  gjatë vitit 2021 shuma e mjeteve të paguara në emër të dëmeve është 10 milionë e 152 mijë euro, derisa numri i dëmeve të kompensuara është 4,536. Në raport me vitin paraprak numri i dëmeve të kompensuara është më i lartë për 70%, derisa shuma e mjeteve të paguara është më e lartë për 78,1%. Gjatë vitit 2020 në emër të dëmeve janë paguar 5,7 milionë euro, derisa numri i dëmeve të kompensuara ka qenë 2669.  Gjatë vitit 2019, në emër të dëmeve BKS-ja ka paguar 6,4 milionë euro, derisa numri i dëmeve të kompensuara ka qenë 2,999. Gjithashtu, gjatë vitit 2018 Byroja Kosovare e Sigurimit ka paguar 5,7 milionë euro, derisa numri i dëmeve të kompensuara ka qenë 3,065. Sipas të dhënave zyrtare që disponon “iSIGURIME” shihet se gjatë vitit 2017 BKS-ja ka paguar 4,8 milionë euro në emër të dëmeve, derisa numri i dëmeve të trajtuara ka qenë 3,105. Gjatë vitit 2016 shuma e mjeteve që janë paguar për kompensim të dëmeve sipas të dhënave zyrtare ka qenë 4,4 milionë euro, derisa numri i dëmeve të kompensuara ka qenë 2,506. Si dhe gjatë vitit 2015 shuma e mjeteve që janë shpenzuar në emër te kompensimit të dëmeve nga BKS-ja ka qenë 3,8 milionë euro, derisa numri i dëmeve të paguara ka qenë 2,044.

    Guvernatori: Byroja është reformuar krejtësisht

    Guvernatori i Bankës Qendrore të Kosovës, Fehmi Mehmeti, në një interviste për “iSIGURIME” ka thënë se në Byronë Kosovare të Sigurimit gjatë vit 2021 ka pasur lëvizje pozitive, si në aspektin e qeverisjes korporatave, por edhe në përmbushjen e obligimeve lidhur me kompensimin e dëmeve të shkaktuara ndaj palëve të treta.Byroja Kosovare e Sigurimit në vazhdimësi ka qenë në fokus të kritikave, por nga viti i kaluar me ardhjen e menaxhmentit të ri, ajo është reformuar krejtësisht. Ne e vlerësojmë tej mase faktin se kompanitë e sigurimeve kanë qenë shumë më të përgjegjshme në raport me Fondin e Kompensimit dhe kjo është njëra ndër fushat kryesore në përgjegjësi të BKS-së. Gjithashtu, vërehet ulje e dukshme e shpenzimeve operacionale dhe administrative në buxhetin e Byrosë Kosovare të Sigurimit, derisa në anën tjetër për dallim ka vitet e kaluara, ka rritje të buxhetit për pagesë të dëmeve.  Është e rëndësishme të theksohet fakti se deri më 31 dhjetor 2021 primet e shkruara bruto nga sigurimet kufitare arritën në shumën rreth 7.3 milionë euro duke shënuar rritje prej 72.9 përqind në krahasim me periudhën e njëjtë të vitit 2020. Gjithashtu, zhvillime pozitive ka pasur edhe në përmbushjen e obligimeve në kompensimin e dëmeve nga ana e këtij institucioni”, ka thënë guvernatori Mehmeti.

    Mazreku: Do të vazhdojmë me intensitet të njëjtë

    Sami Mazreku, drejtori i Byrosë Kosovare të Sigurimit, thotë se do të vazhdojmë me intensitet të njëjtë edhe këtë vit si në trajtim, ashtu edhe në pagesë të dëmeve. Ai më tutje tregon se trajtimi dhe kompensimi i shpejtë i dëmeve ka qenë prioritet kryesor i tij si drejtor i ri i BKS-së. ”Ditën e parë që kam ardhur në krye të BKS-së unë kam kërkuar që trajtimi dhe me pas kompensimi i dëmeve të behët sipas ligjeve në fuqi. Në këtë drejtim ne kemi arritur progres të theksuar, siç kem arritur edhe ne kthimin e regreseve, uljen e shpenzimeve operative…etj”, ka thënë drejtori i BKS-së Sami Mazreku. Ai më tutje tregon se janë duke e bërë të pamundurën që ta ulin në zero numrin e dëmeve që janë në pritje si për trajtim, ashtu edhe për kompensim. “Kur kam ardhur në këtë pozitë kam gjetur shumë lëndë të pa trajtuara, kanë qenë lënde të nënshkruara, derisa llogaria e BKS-së ka qenë thuajse me zero”, ka thënë Mazreku.

    7775 lënë të mbyllura gjatë vitit 2021

    Sami Mazreku, drejtori i Byrosë Kosovare të Sigurimit, më tutje tregon se gjatë vitit 2021 në numri i përgjithshëm i dëmeve të mbyllura kishte arritur në 7775, që sipas tij thuajse është më shumë se dyfishi i lendeve të mbyllura në vitet paraprake

     

    Auto Mita me një mundësi të mirë për bizneset – për çdo veturë të re, SERVISI FALAS deri në 100…
    Nga Rubrika
    Ekonomi27 Gusht 2023
    Mosanëtarësimi në OKB, paraqet pengesën kryesore të anëtarësimit të Kosovës në Këshillin e Byrove Evropiane. Rrjedhimisht vendi ynë vazhdon ta ketë të...
    Ekonomi03 Nëntor 2022
    Drejtori i Byrosë Kosovare të Sigurimit (BKS) z.Sami Mazreku, së bashku me drejtorin Financiar të BKS-së z.Valon Berisha të enjten në Athinë...
    Ekonomi30 Shtator 2022
    Në prag të shënimit të 11 vjetorit të themelimit të Byrosë Kosovare të Sigurimit (BKS), drejtori Sami Mazreku tha sot se nuk...
    Të tjera
    Bota/Rajoni08 Maj 2024
    Është vendi i parë në Evropë me të cilin Kina po ndërton një komunitet me të ardhme të përbashkët – kështu e...
    Lajme08 Maj 2024
    Të martën, ministrja e Punëve të Jashtme, Donika Gërvalla ka njoftuar se Rusia ka kryer një sulm hibrid ndaj Kosovës. Ajo potencoi...
    Lajme08 Maj 2024
    Ministri i Mjedisit, Planifikimit Hapësinor dhe Infrastrukturës, Liburn Aliu, ka thënë se nga sot ka filluar realizimi i projektit të Aerofotografimit në...
    Bota/Rajoni08 Maj 2024
    Spiunët kibernetikë rusë synuan rrjete që i përkisnin qeverisë polake këtë javë, tha të mërkurën Instituti Kombëtar i Kërkimeve (NASK) shtetëror. NASK...
    Bota/Rajoni08 Maj 2024
    Komisioni Shtetëror i Zgjedhjeve ka publikuar informacionin e fundit për daljen në zgjedhjet e dyfishta deri në orën 17:00. Për zgjedhjet presidenciale...
    Sport08 Maj 2024
    Gëzim i madh jo vetëm në Dortmund dhe në mesin e tifozëve që udhëtuan me ta në Paris për kualifikimin në finale...

    FrontOnline, © 2024 Të gjitha të drejtat e rezervuara.