×
  • Lajme
  • Lajme

    Berisha i kundërpërgjigjet PDK-së: A thua nuk e dimë si e kalëruat vendin për 10 vjet

    FrontOnline
    12 Shtator 2020

    Visar Berisha, këshilltar i kryeministrit Avdullah Hoti, me një kundërpërgjigje ndaj Partisë Demokratike, që e kritikoi 100 ditëshin e qeverisjes Hoti, thotë se nuk kanë bërë asnjë vlerësim profesional.

    Më shumë thotë se është “maraz politik e mërzi”.

    “Kundërshti mi thënçin! Në një deklaratë anemike e krejt pa ton qenkan përpjekur të përshkruajnë ecjen e Qeverisë Hoti në këto njëqind ditë që lamë pas. Asnjë fakt, asnjë vlerësim profesional e aq më pak alternativë qeverisje. Shumë më shumë maraz politik e mërzi. Paskan bërë vlerësime e ndërtuar qëndrime mbi tituj gazetash e thashetheme bulivardeske sikur Kosova qenka mos më keq, a thua se nuk e dimë të gjithë bashkë si e kalëruan këta vendin për 10 vite të plota dhe në çlista e futën e ç`batërdi i lëshuan mbi kokë”, shkruan Berisha në Facebook.

    “Para se të akuzosh dikë për tradhti në Dhomën Ovale të Presidentit amerikan, duhet të numërosh me listë të gjitha ato veprime izolacioniste që ke ndërmarr për ta getoizuar Kosovën për gjithë këto vite dhe për ta vendosur atë në bregun tjetër ku nuk rrinë miqtë e saj. Tash Kosova, fal “mospërvojës” e “kryeneçësisë” së këtij Kryeministri ka prap miq, asi që po hapin një kapitull të ri për Kosovës”, shkruan më tej këshilltari i Hotit, Berisha.

    Partia Demokratike sot gjatë ditësh konsideroi se është qeverisje e dështuar 100 ditëshi i Hotit, duke përmendur qeverisjes e brendshme dhe politikën e jashtme.

    Nga Rubrika
    Sport03 Mars 2026
    Mërgim Vojvoda ka humbur një mundësi të artë të kalonte Comon në epërsi ndaj Interit, në gjysmëfinalen e Kupës së Italisë. Mbrojtësi...
    Sport03 Mars 2026
    Barcelona ka synim që sonte ta bëjë “të pamundurën, të mundur”, në përballje me Atletico Madridin. Në ndeshjen që luhet sonte me...
    Sport03 Mars 2026
    Real Madridi pësoi humbjen e katërt nën drejtimin e Alvaro Arbeloa kundër Getafes të hënën mbrëma, një rezultat që i lë “Los...
    Të tjera
    Lajme03 Mars 2026
    Kryetari i Aleancës për Ardhmërinë e Kosovës, Ramush Haradinaj, ka deklaruar se i ka thënë Bedri Hamzës se nëse kandidon për President,...
    Bota/Rajoni03 Mars 2026
    Presidenti amerikan, Donald Trump, ka deklaruar se Marina e SHBA-së do të fillojë shumë shpejt të shoqërojë cisternat që kalojnë nëpër Ngushtica...
    Lajme03 Mars 2026
    Kreu AAK-së, Ramush Haradinaj deklaroi se një numër i deputetëve të Lëvizjes Vetëvendosje i kanë premtuar votën nëse ai do të kandidojë...
    Bota/Rajoni03 Mars 2026
    Asambleja e Ekspertëve të Iranit këtë të marte ka zgjedhur liderin e ri suprem të vendit. Mediat iraniane raportojnë se lideri i ri është...
    Vip03 Mars 2026
    Rogerti është kthyer në shtëpinë e Big Brother VIP Albania. Pasi u përplas me Monika Kryemadhin për sjelljen e tij, Rogerti vullnetarisht...
    Bota/Rajoni03 Mars 2026
    Sekretari Amerikan i Shtetit, Marco Rubio, ka konfirmuar se një dron ka goditur një parking në afërsi të Konsullatës Amerikane në Dubai,...

    FrontOnline, © 2026 Të gjitha të drejtat e rezervuara.