×
  • Lifestyle
  • Lifestyle

    Bëni këto tri punë nëse jeni në depresion

    FrontOnline
    12 Dhjetor 2023

    Është vërtetuar shkencërisht se zgjedhja e duhur e punës ka një efekt pozitiv në psikikë

    Sipas ekspertëve, njerëzit në depresion janë bashkëpunëtorë të shkëlqyer, sepse puna e tyre më së shumti i largon mendimet nga problemet private, prandaj janë në gjendje të jenë të fokusuar në punë dhe të japin maksimumin e tyre.

    Këshillohet që njerëzit në depresion të shmangin punët që janë të ekspozuara ndaj presionit të vazhdueshëm mjedisor dhe që bien në punë stresuese.

    Për secilin prej nesh, shkuarja në punë sjell shumë përparësi, duke filluar nga socializimi, siguria financiare dhe aftësia për të punuar mbi aftësitë e veta. Këto përfitime kanë një efekt pozitiv në psikikën e njeriut dhe mund të luajnë një rol në reduktimin e depresionit, transmeton FrontOnline.

    Për njerëzit që janë të prirë për depresion rekomandohen këto punë:

    Punë në ambient të hapur

    Një kurë natyrale për depresionin është puna në ambient të hapur. Ato punë që përfshijnë të qenit në natyrë janë ideale për njerëzit që vuajnë nga depresioni, sepse natyra qetëson mendjen dhe i bën të ndihen shumë më mirë.

    Punë kreative

    Sipas shumicës së psikologëve, njerëzit në depresion janë zakonisht shumë kreativ. Kjo është arsyeja pse një punë që kërkon kreativitet është ideale për ta, sepse do të jenë në gjendje të shprehin atë anë të personalitetit të tyre dhe të japin një kontribut të shkëlqyer në atë që punojnë.

    Puna me kafshët

    Kafshët dihet se rrezatojnë energji që ka një efekt qetësues te njerëzit. Kjo është arsyeja pse punët që përfshijnë punën me kafshët janë ideale për njerëzit që vuajnë nga depresioni dhe mund t’i ndihmojë ata të ndihen më mirë./FrontOnline/

    Nga Rubrika
    Lifestyle10 Janar 2025
    Tharja e syrit është një problem shëndetësor që prek shumë njerëz në botë. Ai shkaktohet në mungesë të lotëve të mjaftueshëm që...
    Lifestyle09 Janar 2025
    Lëkura në dimër është shumë më e ndjeshme se zakonisht dhe për këtë ne duhet të shmangim disa gabime që mund ta...
    Lifestyle08 Janar 2025
    Shumë njerëz mundohen për të bërë sasinë e rekomanduar të ushtrimeve çdo javë. Por kërkimet sugjerojnë se edhe një sasi e vogël...
    Të tjera
    Lajme10 Janar 2025
    Ekipet e specializuara të kërkim-shpëtimit të Gardës Kombëtare të FSK-së kanë nisur operacionin e kërkim-shpëtimit malor dhe ujor në kërkim të një...
    Lajme10 Janar 2025
    Qeveria e Kosovës sot mbajti mbledhjen e saj të rregullt ku mori disa vendime. Në këtë mbledhje Lyra Osmani u emërua në...
    Lajme10 Janar 2025
    Kreu i PDK-së, ka takuar sot strukturat e PDK-së të degës së saj në Prishtinë, shkruan FrontOnline. Krasniqi, pas takimit në Facebook,...
    Sport10 Janar 2025
    Liverpool ishte i detyruar të ulte avionin në Birmingham të mërkurën në mbrëmje pasi fluturimi i tyre nga Londra u kthye për...
    Vip10 Janar 2025
    Gjatë këtij mëngjesi, banorja e shtëpisë më të madhe në vend, Xheneta i ka thënë Rovenës se ajo e ka bërë gjoksin....
    Vip10 Janar 2025
    Vullneti i ka kënduar Rovenës një këngë kushtuar tradhtisë. Ai i këndoi para fytyrës, ndërsa iu bashkuan edhe disa nga banorët tjerë,...

    FrontOnline, © 2025 Të gjitha të drejtat e rezervuara.