×
  • Bota/Rajoni
  • Bota/Rajoni

    Belgjika ofron falas bileta të trenave për të gjallëruar turizmin e brendshëm

    FrontOnline
    15 Qershor 2020

    Qeveria Federale e Belgjikës ka vendosur të shpërndajë bileta të trenave falas për qytetarët për të ringjallur turizmin e brendshëm dhe ekonominë, raporton Anadolu Agency (AA).

    Ministri belg i Transportit François Bellot ka konfirmuar se qeveria federale ka vendosur që të gjithë banorët e vendit mbi moshën 12 vjeç të marrin nga dhjetë bileta treni falas.

    Qytetarët do të mund të plotësojnë formularë në internat për biletat në fjalë dhe t’i përdorin ato duke filluar nga 31 korriku deri në fund të vitit, tha Bellot.

    Në Belgjikë, e cila ka një popullsi prej 11,5 milionë banorësh, rreth dhjetë milionë njerëz do të përfitojnë nga biletat falas.

    Qëllimi i këtij hapi është të inkurajohen qytetarët të udhëtojnë brenda vendit në mënyrë për të ringjallur turizmin vendas dhe ekonominë, të cilat janë goditur nga pandemia e koronavirusit të ri (COVID-19).

    Sipas shifrave të fundit, në Belgjikë deri më tani janë regjistruar 60.100 raste me COVID-19, ndërsa numri i vdekjeve ka arritur në 9.661.

    Nga Rubrika
    Bota/Rajoni16 Maj 2025
    Sesioni i parë i samitit të Komunitetit Politik Europian ka përfunduar me fjalimet e disa prej liderëve kyçë të kontinentit. Nikoqiri Edi...
    Bota/Rajoni16 Maj 2025
    Presidentja e Komisionit Evropian, Ursula von der Leyen thotë se në Tiranë liderët e Evropës u mblodhën për të ndërtuar të ardhmen...
    Bota/Rajoni16 Maj 2025
    Kryeministri britanik Keir Starmer nisi fjalimin e tij në Samitin e Komunitetit Politik Europian në Tiranë me një batutë, si përgjigje ndaj...
    Të tjera
    Bota/Rajoni16 Maj 2025
    Kryeministri Edi Rama këtë të premte priti 47 liderë të lartë të Evropës në Samitin e VI të Komunitetit Politik Evropian në...
    Bota/Rajoni16 Maj 2025
    Presidenti turk Rexhep Tajip Erdogan bën thirrje për armëpushim në Ukrainë. Gjatë fjalës së tij në samitin europian në Tiranë, Erdogan tha...
    Bota/Rajoni16 Maj 2025
    Presidenti i Këshillit të Evropës, Antonio Costa u shpreh se Evropa duhet të luajë rolin e saj për të arritur paqen në...
    Bota/Rajoni16 Maj 2025
    Presidenti francez, Emmanuel Macron, nga Samiti i Komunitetit Politik Europian në Tiranë, është shprehur se duhet bërë diçka më shumë për integrimin...
    Bota/Rajoni16 Maj 2025
    Presidenti i Ukrainës, Volodymyr Zelensky, gjatë fjalës së tij në Samitin e Komunitetit Politik Europian që po mbahet në Tiranë, akuzoi homologun...
    Lajme16 Maj 2025
    Asociacioni i Komunave të Kosovës (AKK) ka shprehur shqetësimin serioz dhe të bazuar lidhur me rrezikun real të humbjes së mjeteve financiare...
    -->

    FrontOnline, © 2025 Të gjitha të drejtat e rezervuara.