×
  • Lajme
  • Lajme

    Bekim Jashari i reagon Lajçakut: Në asnjë mënyrë dhe për asnjë çmim nuk duhet të ndryshohet Kushtetuta

    FrontOnline
    18 Tetor 2020

    Pas deklaratave të dërguarit special të BE-së, Miroslav Lajçak se duhet të ndryshohet kushtetuta, kryetari i Skenderajt, Bekim Jashari thotë se për asnjë çmim nuk duhet të ndryshohet ajo.

    Jashari thotë se nuk duhet bërë ndryshime në Kushtetutë në emër të marrëveshjes finale me Serbinë.

    Kryetari i skënderajt shkruan se Kosova ka bërë vazhdimisht kompromise, duke përfshirë diskriminimin pozitiv të pakicës serbe dhe votimin e dyfishtë.

    Ky është postimi i tij i plotë:

    Në asnjë mënyrë dhe për asnjë çmim nuk duhet dhe nuk mund të ndryshohet Kushtetuta e Republikës së Kosovës, në emër të arritjes së marrëveshjes përfundimtare me Serbinë.

    Shteti ynë ka bërë vazhdimisht kompromise të dhimbshme në emër të arritjes së marrëveshjeve me Serbinë, duke përfshirë diskriminimin pozitiv të pakicës serbe në Kosovë dhe votimin e dyfishtë për çështje substanciale si pjesë e kushtetutës sonë.

    Ajo që duhet të ndryshojë kushtetutën është Serbia, e cila përveç kësaj duhet dhënë përgjegjësi për të pagjeturit, viktimat e luftës, gjenocidin mbi popullatën e pafajshme dhe dëmet materiale të shkaktuara në luftën e fundit në Kosovë.

    Kushtetuta e shtetit tonë duhet të ndryshohet vetëm për të hequr votimin e dyfishtë, si derivat i pakos së Ahtisarit dhe i cili pengon të ardhmen dhe zhvillimin e shtetit tonë.

    Udhëheqësit tonë shtetërorë duhet t’ia bëjnë me dije faktorit ndërkombëtar që shteti ynë nuk ka për të bërë më kompromise dhe se jemi shteti më i avancuar në Ballkan sa i përket respektimit të të drejtave të pakicave.

    Është koha e fundit që spektri politik në vend të jenë të bashkuar dhe të unifikuar të mbrojmë shtetin tonë nga çdo tendencë që mund të vijë për ta futur atë në negociata e kompromise të dhimbshme.

    Çdo veprim i sotëm i udhëheqësve tanë duhet të jetë konform Kushtetutës dhe duke mos prekur në asnjë mënyrë shtetësinë, sovranitetin dhe territorialitetin e shtetit tonë.

     

    Nga Rubrika
    Lajme15 Janar 2025
    Ministri i Mbrojtjes Ejup Maqedonci në përmbyllje të vizitës në ShBA, ka vizituar fabrikën “Sikorsky – Lockheed Martin”, ku prodhohen helikopterë të...
    Lajme15 Janar 2025
    Nol Nushi nga PSD-ja ka njoftuar se është liruar pas arrestimit në stacionin policor në kufirin Kosovë-Maqedoni. Nushi ka shkruar se arsyeja...
    Lajme15 Janar 2025
    Ish kryetari i Skenderajt, Bekim Jashari, ka kritikuar ata që dolën kundër aksionit të policisë, për t’i mbyllur institucionet paralele serbe në...
    Të tjera
    Vip15 Janar 2025
    Reperi nga Peja, Gjesti, po dëshmon se është një ndër konkurrentët më të diskutuar dhe të spikatur të këtij edicioni të Big...
    Zgjedhjet 202515 Janar 2025
    Në një tubim masiv në Grabanicë të Klinës, kandidati për kryeministër Ramush Haradinaj prezantoi programin e koalicionit për “Kosovën Fituese”, duke premtuar...
    Zgjedhjet 202515 Janar 2025
    Kandidati për deputet nga radhët e PDK-së, Elmi Reçica në tubimin elektoral të kësaj partie në Viti është takuar me kandidatit për...
    Bota/Rajoni15 Janar 2025
    Presidenti i SHBA-ve Joe Biden tha të mërkurën se ishte një "pasdite shumë e mirë" pasi ai zyrtarisht njoftoi marrëveshjen midis Izraelit...
    Vip15 Janar 2025
    Është zhvilluar edhe loja e fundit mes dy kundërshtarëve, Vullnet-Gresa në sfidën nga “Retro House”. Në këtë sfidë, fitues ishte Vullneti me...
    Vip15 Janar 2025
    Banorët kanë diskutuar se për çfarë ndihen krenarë për veten ata. Ndërkohë që po qëndronin në dhomën e ndejës, Gresa i pyeti...

    FrontOnline, © 2025 Të gjitha të drejtat e rezervuara.