×
  • Lajme
  • Lajme

    Behramaj: Vetëvendosje s’ka fuqi të organizojë protesta masive, me peticionin po blen kohë dhe po manipulon

    FrontOnline
    31 Maj 2020

    Këshilltari i presidentit, Hashim Thaçit, Adil Behramaj, ka thënë se Lëvizja Vetëvendosje është duke u ballafaquar me pafuqinë̈ e saj për të organizuar protesta masive.

    Sipas tij, peticionin e kanë nisur sa për të fituar kohë dhe për të manipuluar me qytetarë të numërtuar, duke u krijuar mundësi militantëve që me qindra herë të regjistrohen, pa iu nënshtruar kurrfarë̈ filtrave dhe me çfarëdo identitetesh që duan.

    Behramaj ka thënë se kjo u duhet që pas mbylljes së peticionit më 30 qershor të mund të dalin me konstatime se mbi 50 për qind e “popullit të vetëdijshëm” po kërkon zgjedhje!”.

    Postimi i plotë i Behramajt:

    Lëvizja Vetëvendosje është duke u ballafaquar me pafuqinë e saj për të organizuar protesta masive. Peticionin e nisën sa për të fituar kohë dhe për të manipuluar me qytetarë të numërtuar, duke u krijuar mundësi militantëve që me qindra herë të regjistrohen, pa iu nënshtruar kurrfarë filtrave dhe me çfarëdo identitetesh që duan.

    Kjo u duhet që pas mbylljes së peticionit më 30 qershor të mund të dalin me konstatime se mbi 50 për qind e “popullit të vetëdijshëm” po kërkon zgjedhje!

    As ndarja e popullit në të vetëdijshëm dhe të pavetëdijshëm nuk ishte e rastësishme. Albin Kulti me filozofët oborrtarë është munduar gjithnjë të krijojë mite, sepse historikisht përdorimi i miteve i ka lëvizur vetëdijet shoqërore dhe masave ua ka shmangur konfrontimin me realitetin, që sundimtarët të mund t’i magjepsin dhe t’i kontrollojnë ato, duke ua imponuar botëkuptimet që duan!

    Nuk është i rastësishëm as përdorimi i shpeshtë i fjalës “popull” nga ana e tyre, sepse kështu e eliminojnë ndjenjën e individualitetit!

    Albin Kurti nuk i ka pranuar asnjëherë rregullat. Ai gjithnjë kërkon që të tjerët t’i përshtaten numrave dhe rregullave që i krijon dhe këto në Lëvizjen Vetëvendosje trajtohen si më të rëndësishme se ligjet e shtetit. Ky nënshtrim glorifikohet si akt patriotik në mesin e tyre dhe jo respektimi i rendit juridik shtetëror!.

    Nga Rubrika
    Lajme04 Mars 2026
    Reperi ‘Mossi’ bashkë me dy të tjerë, janë arrestuar nga Policia e Kosovës. Arrestimi ka ndodhur pas sulmit fizik ndaj gazetarit Burim...
    Lajme04 Mars 2026
    Është vetëdorëzuar në polici një person për të cilin, policia në Gjakovë të martën kishte kërkuar ndihmën e qytetarëve për lokalizimin e...
    Lajme04 Mars 2026
    Mërgim Lushtaku nga PDK tha se vendi është duke shkuar drejt zgjedhjeve të reja. Ai ka fajësuar shumicën parlamentare, pra Lëvizjen Vetëvendosje...
    Të tjera
    Lajme04 Mars 2026
    Gjykata Supreme ka shfuqizuar kufirin e moshës për asistentë në Universitetin e Prishtinës, duke e cilësuar si diskriminues dhe të paligjshëm. Sipas...
    Bota/Rajoni04 Mars 2026
    Ministri i Jashtëm i Kinës bëri thirrje për t’i dhënë fund veprimeve ushtarake të Izraelit ndaj Iranit gjatë një bisede telefonike me...
    Sport04 Mars 2026
    Kupa e Kosovës në futboll do të rikthehet sot me tri ndeshje çerekfinale, ndërsa një tjetër do të luhet nesër. Skuadrat po...
    Bota/Rajoni04 Mars 2026
    Kryeministri spanjoll, Pedro Sanchez, ka reaguar ndaj paralajmërimit të bërë nga presidenti amerikan, Donald Trump për të ndërprerë tregtinë mes dy vendeve...
    Kronika04 Mars 2026
    Policia e Kosovës, nëpërmjet raportit të saj ka njoftuar se në Rahovec dhe në Gjakovë, gjatë ditës së djeshme janë gjetur mjete...
    Lajme04 Mars 2026
    Analisti Milazim Krasniqi ka vlerësuar së Kosova nuk e ka luksin të shkojë në zgjedhje të reja në këtë kohë. Ai ka...

    FrontOnline, © 2026 Të gjitha të drejtat e rezervuara.