Sot në Bruksel do të vazhdojnë takimet e ekipeve të ekspertëve në mes të Kosovës dhe Serbisë.
Përfaqësuesit e Bashkimit Evropian qysh në mëngjes sot kanë zhvilluar takime bilaterale me delegacionet e Kosovës dhe Serbisë dhe një takim trepalësh do të mbahet sot gjatë ditës, ku do të marrin pjesë ndërmjetësuesit nga BE dhe dy delegacionet nga Kosova dhe Serbia.
Ky është takimi i dytë në nivelin e ekspertëve në kuadër të dialogut politik për normalizim të raporteve në mes të Kosovës dhe Serbisë.Në takimin e parë të këtij formati i cili është mbajtur javën e kaluar, delegacionet kanë diskutuar për temën e personave të zhdukur.