×
  • Bota/Rajoni
  • Bota/Rajoni

    BE përgatitet për sanksione kundër Turqisë

    FrontOnline
    29 Gusht 2020

    Kthesë në politikën e BE ndaj Turqisë: Për herë të parë ministrat e Jashtëm të BE mendojnë të ngrenë sanksione kundër Ankarasë për shkak të kërkimeve për gaz dhe naftë në Mesdhe. Me Bjellorusinë BE tregohet e përmbajtur.

    Kërcënimi ende është diplomatik, por edhe sa kohë? Në takimin e ministrave të Jashtëm të BE në Berlin, Joseph Borrell bëri të ditur, se BE në takimin e ardhshëm pas tre javësh në Bruksel do të konsultohet për sanksione kundër Turqisë. Kjo kthesë në politikën e BE është një sukses diplomatik i Greqisë dhe Qipros. Të dyja vendet kishin kërkuar sanksione për shkak të kërkimeve testuese për gaz të Turqisë në Mesdhe dhe prezencën e anijeve luftarake turke. Për Deutsche Wellen, ministri i Jashtëm grek, Nikos Dendias u tregua i kënaqur: „Ky nuk është sukses vetëm për Greqinë, por për të gjithë BE. Ne gjendemi në pjesën juglindore të Mesdheut para agresioneve turke, që shkelin të drejtën ndërkombëtare dhe atë detare. (…) Nëse Turqia nuk kthehet tek arsyeja, dialogu dhe respektimi i së drejtës ndërkombëtare, atëherë në rend të ditës vijnë sanksionet.”

    “Duhet të tregohet limiti”

    Nëse anijet luftarake turke radarin orientues për goditje e drejtojnë tek fregatat greke apo franceze, sa e rrezikshme është vërtet gjendja? Franca pas një incidenti të tillë dërgoi anije luftarake në Egjeun lindor. Duhej të ishte vepruar më mirë? “Problemi është se Turqia nuk i njeh kufijtë, ata janë e drejta ndërkombëtare dhe ajo detare. Duhet të tregohet limiti. Turqia duhet të kuptojë, se nuk mund të jetojë kështu pa njohur të drejtën ndërkombëtare. Kjo është e rrezikshme, jo vetëm për rajonin, por për të gjithë botën”, tha Dendias. Athina është një për zgjidhje të dyanshme, theksoi Dendias duke theksuar gatishmërinë e Greqisë për negociata.

    Cilat masa kanë efekt?

    Ndër sanksionet e mundshme kundër qeverisë turke, i ngarkuari i BE për politikën e jashtme, Jospeh Borrell theksoi se mund të veprohet kundër personave të caktuar, kundër pasurisë, si anijet, mund t’i ndalohet Turqisë përdorimi i porteve europiane apo qasja në teknologji dhe furnizim. Por para së të arrihet deri këtu, Borrell si edhe ministri i Jashtëm gjerman, Maas theksuan, se duhet të kërkohet edhe njëherë rruga diplomatike për arritjen e një ujdie.

    Ministri i Jashtëm gjerman, Heiko Maas udhëtoi këtë javë në Ankara, por pa sukses. Pas ujdisë europiane fshihen, sipas të dhënave të diplomatëve, shqetësime të Gjermanisë e të Italisë: Këto vende i tremben presionit të Erdoganit, që mund të dërgojë refugjatët në Europë.

    Lituania kundër Rusisë

    Edhe në çështjen e sanksioneve kundër Bjellorusisë vazhdojnë të bluajnë ngadalë mullinjtë diplomatikë të BE. Si edhe më parë nuk ka një listë sanksionesh gati për t’u nënshkruar. Pas kësaj qëndron grindja, se sa punonjës të qeverisë bjelloruse mund të sanksionohen. Ministri i Jashëm i Luksemburgut, Jean Asselborn u shpreh, se është e nevojshme „që të mos lihet pa ndëshkuar askush që keqtrajton njerëzit në Bjellorusi.”

    Kursin e ashpër të Asselbornit e mbështesin shtetet balltike. Ministri i Jashtëm i Lituanisë, Anatas Linkevicius u shpreh se “deri tani masat janë të pamjaftueshme”. Ai vuri pikëpyetje edhe mbi marrëdhënien e deritanishme me Rusinë. „Rusia e krijon këtë krizë, ky nuk është partneritet, duhet të jemi realistë.”

    Mospërzierje

    I ngarkuari i BE për politikën e jashtme, Josep Borrell paraqitet me tone më të ulta. Që të vendosen sanksione kundër përgjegjësve të caktuar, duhet që rastet të jenë të përcaktuara qartë në gjykata, me prova konkrete, ndryshe të prekurit mund të ngrenë padi tek Gjykata Europiane në Luksemburg, sipas tij. Strategjia e BE deri më tani përfshin mbështetjen e kujdesshme të demonstruesve në Minsk dhe rezervimin politik për të mos i dhënë shkas Rusisë për ndërhyrje. Bjellorusia nuk është një Ukrainë e dytë, tha Borrell, aty nuk bëhet fjalë për afrim apo distancë me Rusinë a Europën, por për demokracinë e brendshme./dw

    Comodita në panairin M.O.W. po shijon takimet me biznese për mundësi shkëmbimi eksperiencash, rrjetëzimi dhe bashkëpunimi
    Nga Rubrika
    Bota/Rajoni25 Prill 2024
    Nesër varroset Shkelzen Kamaj, i cili më 8 prill vdiq në vendin e punës në Francë. Ceremonia e varrimit do të mbahet...
    Bota/Rajoni25 Prill 2024
    Votimi për një rezolutë për Srebrenicën është shtyrë nuk do të zhvillohet më 2 maj, tha ambasadori i Bosnje e Hercegovinës në...
    Bota/Rajoni25 Prill 2024
    Të mërkuren u lirua nga burgu. Por, liria Ardian Isufit, i zgjati veç 24 orë. 36-vjeçari raportohet se menjëherë pasi doli nga...
    Të tjera
    Lajme25 Prill 2024
    I Dërguari i Bashkimit Evropian për Dialogun Kosovë-Serbi, Miroslav Lajçak, ka treguar se në takimin e sotëm të ekipeve negociatore ka prezantuar...
    Bota/Rajoni25 Prill 2024
    Presidenti Joe Biden dhe udhëheqësit e 17 vendeve të tjera, që kanë shtetas të tyre që mbahen peng nga Hamasi, po kërkojnë...
    Vip25 Prill 2024
    Analisti Astrit Gashi i ka dhënë fund beqarisë. Ai ka kurorëzuar dashurinë me fejesë me gazetaren Alba Merovci. Lajmin e bëri të...
    Lajme25 Prill 2024
    Nesër pritet të mbahet seanca e parë në Kuvendin Komunal të Zubin Potokut, ku do të marrë pjesë edhe kryetari i kësaj...
    Sport25 Prill 2024
    Minutat e mbetur mes Udineses dhe Romës, u zhvilluan pas 11 ditësh, ku u shënua një gol dhe ndeshje u mbyll 2-1...
    Bota/Rajoni25 Prill 2024
    Kryetari i Partisë Demokratike, Lulzim Basha ishte këtë të enjte i ftuar në një intervistë për Euronews Albania, ku  tha se demokratët...

    FrontOnline, © 2024 Të gjitha të drejtat e rezervuara.