×
  • Bota/Rajoni
  • Bota/Rajoni

    BE mbështet propozimin e Ramës për dialog në Bjellorusi

    FrontOnline
    21 Gusht 2020

    Shefi i diplomacisë së BE-së, Josep Borrell mësohet se së fundmi ka pasur një bisedë me ministrin e Jashtëm të Rusisë Sergey Lavrov, për situatën në Bjellorusi pas zgjedhjeve presidenciale të 9 gushtit.

    Sipas një njoftimi të bërë publik thuhet se BE është gati që të kontribuojë në zgjidhjen e krizës në Bjellorusi.

    “Bashkimi Evropian është i gatshëm të kontribuojë në përpjekjet për të lehtësuar një mënyrë paqësore dhe konstruktive për të dalë nga kriza. Në këtë drejtim, BE mbështet plotësisht propozimet e OSBE-së për dialog në Bjellorusi dhe është e gatshme të ofrojë ndihmë për t’i çuar më tej ato nëse kërkohet. Si një shtet anëtar i OSBE-së, Përfaqësuesi i Lartë shpresonte se Rusia mund të ketë një ndikim pozitiv në mbështetjen e propozimeve të tilla.” thuhet në deklaratën e publikuar nga shërbimi diplomatik i Bashkimit Evropian, EEAS.

    Kujtojmë se më herët ishte kryeministri Edi Rama në cilësinë e kreut të OSBE-së i cili pati një bisedë telefonike me Lavrov për sa i përket krizës në Bjellorusi. Rama ka shprehur se është i gatshëm që të vizitojë Minskun në mënyrë që të bisedojë me palët politike dhe të lehtësojë mundësinë e zgjidhjes së krizës mes tyre.

    Në mbështetje të iniciativës së Ramës ka dalë Bashkimi Evropian dhe Shtetet e Bashkuara të Amerikës të cilët i kanë bërë thirrje Minskut që të pranojë ofertën e ndërhyrjes së OSBE-së.

    Ndërkohë sipas deklaratës të bërë sot nga shërbimi diplomatik i BE thuhet se përfaqësuesi i lartë shprehu qëndrimin e Bashkimit Evropian ku konsideron se zgjedhjet e fundit në Bjellorusi nuk ishin as të lira dhe as të drejta, dhe se BE-ja pra nuk i njeh rezultatet.

    Përfaqësuesi i Lartë, Borrell theksoi se situata në Bjellorusi ka vëmendjen më të madhe të Bashkimit Evropian, siç reflektohet nga takimet e fundit të Ministrave të Jashtëm të BE-së më 14 gusht dhe Kryetarëve të Shteteve ose Qeverive të BE-së më 19 gusht.

    Pas dy telefonatave midis Presidentit të Këshillit Evropian Charles Michel dhe Presidentit Rus Vladimir Putin të martën 18 gusht dhe të enjten 20 gusht, Përfaqësuesi i Lartë Borrell përsëriti nevojën për një dialog gjithëpërfshirës kombëtar në Bjellorusi që çon në një zgjidhje konstruktive dhe paqësore në lidhje me të drejtat themelore të njerëzve. Sipas tij një ndërhyrje e jashtme negative duhet të shmanget.

    Përfaqësuesi i Lartë Borrell nënvizoi mesazhin e qartë të BE për përkrahjen e pavarësisë, sovranitetit të Bjellorusisë dhe zgjedhjes demokratike të popullit të Bjellorusi, si dhe të drejtat dhe liritë e tyre themelore.

    Bashkimi Evropian është i gatshëm të kontribuojë në përpjekjet për të lehtësuar dhe mundësuar një mënyrë paqësore dhe konstruktive për të dalë nga kriza. Në këtë drejtim, BE mbështet plotësisht propozimet e OSBE-së për dialog në Bjellorusi dhe është e gatshme të ofrojë ndihmë për t’i çuar më tej ato nëse kërkohet. Si një shtet anëtar i OSBE-së, Përfaqësuesi i Lartë shpresonte se Rusia mund të ketë një ndikim pozitiv në mbështetjen e propozimeve të tilla.

    Përfaqësuesi i Lartë i tregoi gjithashtu Ministrit të Jashtëm Lavrov se Bashkimi Evropian po punon për sanksione që synojnë të ndëshkojnë ata që janë përgjegjës për dhunën, shtypjen e protestave paqësore dhe falsifikimin e rezultateve të zgjedhjeve në Bjellorusi.

    Borrell riafirmoi vendosmërinë e tij për të vazhduar të punojë me Rusinë, pjesëmarrësit e tjerë të mbetur të JCPOA dhe bashkësinë ndërkombëtare për të ruajtur marrëveshjen./Top Channel/

    Bigbrother Vip Kosova dhe Bigbrother Vip Albania në Artmotion
    Nga Rubrika
    Bota/Rajoni26 Prill 2024
    Kryetari i Partisë Demokratike Shqiptare, Menduh Thaçi, ka thënë se ëndrra e tij është që shqiptarët të jetojnë në një shtet të...
    Bota/Rajoni26 Prill 2024
    Bashkia e Tiranës dhe Ambasada franceze në Shqipëri kanë nënshkruar marrëveshje në fushën e industrive kreative. Kreu i Bashkisë së Tiranës, Erion...
    Bota/Rajoni26 Prill 2024
    Ministri i Brendshëm Taulant Balla tha sot nga Korça, se Policia e Shtetit i ka gati masat për përballimin e fluksit në...
    Të tjera
    Lajme26 Prill 2024
    Ministri i Shëndetësisë, Arben Vitia i ka dhënë meritat presidentes Vjosa Osmani për sigiurimin e donacionit të pajisjes PET Scan, nga organizata...
    Lajme26 Prill 2024
    Një delegacion i Doganës së Kosovës në krye me drejtorin Agron Llugaliu janë pritur në takim nga Dogana Franceze ku u bë...
    Lajme26 Prill 2024
    Për të shtunën parashikohet të mbajë mot me diell dhe vranësira, ku gjatë pasditës pritet të ketë reshje të izoluara shiu, kryesisht...
    Lajme26 Prill 2024
    Kryeministri Albin Kurti ka dhënë detaje mbi takimet që ka zhvilluar këtyre ditëve në Gjermani. Ai tha se kryefjala e vizitës së...
    Bota/Rajoni26 Prill 2024
    Një tërmet me magnitudë 6.1 goditi rrethin lindor të Tajvanit të Hualien këtë të shtunë (sipas kohës lokale). Njoftimi u dha nga...
    Lajme26 Prill 2024
    Klanin mund ta kenë inspirim, që në Kosovë të fillojnë një ndërtim. Kompania e njohur me seli në Zvicër “Lika Group”, themeluar...

    FrontOnline, © 2024 Të gjitha të drejtat e rezervuara.