×
  • Lajme
  • Lajme

    BE kërkon zbatim urgjent të marrëveshjes së Brukselit dhe Aneksit të Ohrit

    FrontOnline
    25 Gusht 2024

    Bashkimi Evropian ka bërë të qartë se kërkon nga Kosova dhe Serbia që urgjentisht të fillojnë zbatimin e marrëveshjes së Brukselit dhe Aneksit të Ohrit. Liderët e shtetit të Kosovës para pak ditësh thanë që Serbia është ajo që ka hequr dorë nga kjo marrëveshje, ndërkaq njohësit e zhvillimeve politike në vend thotë se mos respektimi i kësaj marrëveshje bllokon rrugën integruese të Kosovës.

    “Serbia duhet të kthehet te marrëveshja, ta respektoj atë në mënyrë që ta zbatojmë,” tha kryeministri Albin Kurti për Zërin e Amerikës.

    Thuajse njëjtë sikur kjo kërkesë e kryeministrit kosovar, Albin Kurti por edhe atë të ditëve më parë të presidents Vjosa Osmani, edhe Bashkimi Evropian ka kërkuar zbatim të marrëveshjeve të arritura si në Bruksel ashtu edhe atë në Ohër.

    Veçse BE-ja nuk përjashton asnjërën palë. Sipas Brukselit zyrtar si Kosova edhe Serbia duhet urgjentisht të nisin zbatimin e aneksit të arritur në Ohër të Maqedonisë dhe ato të arritura në Bruksel.

    “Qëndrimi i BE-së për zbatimin e Marrëveshjes së Ohrit është shumë i qartë, i është komunikuar të gjithë të përfshirëve në disa raste dhe nuk ka ndryshuar: duhet urgjentisht të fillohet me zbatimin e kësaj Marrëveshjeje dhe aneksit të saj. Progresi në këtë drejtim është i lidhur ngushtë me progresin në rrugën e anëtarësimit në BE të Kosovës dhe Serbisë,” deklaroi për RTV Dukagjinin, zëdhënësi i BE-së, Peter Stano.

    Ndërkaq, analisti politik Afrim Kasolli thotë mos zbatimi i kësaj marrëveshje, mbanë peng Kosovën.

    “Që nga dështimi për të u anëtarësuar në Këshillin e Europës, është e qartë se Kosova mbetet peng i agjendës euro integruese, pa zbatuar detyrimet dhe obligimet që dalin nga marrëveshja e Brukselit dhe aneksi i zbatimit në Ohër,” tha Kasolli.

    Ndërkaq, sipas ish-diplomati Blerim Canaj presioni për implementimin e kësaj marrëveshje do të rritet, për të dyja vendet.

    “Normalisht, presion do të ketë sepse tek e fundit marrëveshja është më shume me BE-në sesa ne me Serbinë, sepse në marrëveshjen e bëmë dhe implemetimi bëhet duhet nga ta,” tha Canaj.

    Dokumenti i njohur si Marrëveshja Bazë, u kërkon palëve të zhvillojnë marrëdhënie normale të fqinjësisë së mire, dy palëve u kërkohet ta respektojnë integritetin dhe sovranitetin territorial të njëra-tjetrës, palëve u kërkohet që t’ia njohin njëra-tjetrës dokumentet relevante dhe simbolet kombëtare, përfshirë pasaportat, diplomat, targat e automjeteve dhe vulat doganore që për  autoritetet në Kosovë, kjo pikë nënkupton që Serbia e njeh de facto shtetësinë e Kosovës./Tv Dukagjini/

    One Stop Shop i Petrol Company, një market ndryshe në Kosovë
    Nga Rubrika
    Lajme13 Shtator 2024
    Enver Haliti, deputet nga Lëvizja  Vetëvendosje (VV), ka deklaruar se rritja e pagave nuk ka qenë një premtim i qeverisë, por ka...
    Lajme13 Shtator 2024
    Kryeministri i vendit në  fillim të mandatit ka thënë se ai nuk ka ardhur në pushtet me premtimet për rritje të pagave,...
    Lajme13 Shtator 2024
    Pamflete me mbishkrime kërcënuese janë shfaqur mbrëmë gjatë natës në veri të vendit, një ditë pas aktakuzës së Prokurorisë Speciale për rastin...
    Të tjera
    Lajme13 Shtator 2024
    Një burrë është arrestuar në fshatin Kçiq të Mitrovicës pasi te i njëjti është gjetur dhe konfiskuar një pushkë me 30 copë...
    Lajme13 Shtator 2024
    Ministria e Punëve të Brendshme po tenton ta bëjë Drejtor Ekzekutiv të Agjensionit të Menaxhimit të Emergjencave, Genc Metaj i cili është...
    Lajme13 Shtator 2024
    Mefail Bajqinovci, deputet i VV-së, duket se e ka shijuar një të pasdite bashkë me kolegun e tij nga partia e Kuvendi,...
    Lajme13 Shtator 2024
    Shefi i Grupit Parlamentar të Aleancës për Ardhmërinë e Kosovës, Besnik Tahiri, gjatë qëndrimit në Huston të Teksasit, ka takuar kryetarin e...
    Lajme13 Shtator 2024
    Policia e Kosovës në mëngjesin e sotëm ka rrethuar objektin e Komunës së Mitrovicës, pasi dikush e ka lënë një valixhe aty....
    Lajme13 Shtator 2024
    Në rrugën “Mulla Idrizi” në Gjilan, është raportuar se mbrëmjen e së mërkurës një person i dyshuar përmes kanosjes kishte grabitur nga...

    FrontOnline, © 2024 Të gjitha të drejtat e rezervuara.