×
  • Lajme
  • Lajme

    BE-ja pa datë për takimin e ardhshëm Kosovë – Serbi

    FrontOnline
    06 Tetor 2020

    Vazhdimi i procesit të dialogut ndërmjet Kosovës dhe Serbisë mund të prolongohet për shkak të qëndrimeve të kundërta të Kosovës dhe Serbisë, rreth çështjes së formimit të Asociacionit të komunave me shumicë serbe.

    Edhe pse nga pala kosovare po insistohet se çështja e Asociacionit është e mbyllur, pala serbe është duke insistuar se kjo çështje duhet të diskutohet sërish, shkruan Front Online.

    Madje edhe në takimin e fundit të Kosovës dhe Serbisë në nivel ekspertësh në Bruksel, Beogradi e kushtëzoi vazhdimin e dialogut me këtë çështje. Edhe BE-ja këmbëngulë që Asociacioni duhet të jetë pjesë e marrëveshjes finale, gjithëpërfshirëse.

    I pyetur nga Front Online, se kur do të jetë data e takimit të ardhshëm për dialogun në mes të Kosovës dhe Serbisë, zëdhënësi i Bashkimit Evropian Peter Stano, ka thënë që ende nuk ka ndonjë datë të caktuar për këtë takim.

    “Ne do të shpallim datën dhe agjendën e takimit të ardhshëm kur është e përshtatshme”, ka thënë Stano, për Front Online.

    Në prill të vitit 2013, Kosova dhe Serbia, në kuadër të dialogut të ndërmjetësuar nga Brukseli, patën arritur Marrëveshjen e parë të Brukselit, ku në bazë të kësaj marrëveshjeje parashihej edhe krijimi i një Asociacioni të komunave me shumicë serbe.

    Më 2015, po në kuadër të dialogut të Brukselit, palët arritën Marrëveshjen mbi parimet për krijimin e këtij Asociacioni, marrëveshje e cila ende nuk është jetësuar, përkundër insistimit të Beogradit zyrtar. Në tetor të vitit 2015, kjo marrëveshje u dërgua për interpretim në Gjykatën Kushtetuese të Kosovës nga presidentja e atëhershme e Kosovës, Atifete Jahjaga.

    Gjykata Kushtetuese, në aktgjykimin e nxjerrë në dhjetor të vitit 2015, tha se Marrëveshja për Asociacionin në 23 pika të saj, nuk është në harmoni me Kushtetutën e Kosovës dhe që akti juridik i Qeverisë së Republikës së Kosovës dhe statuti që zbaton parimet, për të qenë në pajtueshmëri me frymën e Kushtetutës, duhet të plotësojë standardet kushtetuese. /Front Online

    Nga Rubrika
    Lajme07 Nëntor 2024
    Zenun Pajaziti nga PDK-ja me Vehbi Kajtazin, ka komentuar kthimin e Donald Trumpit si president i SHBA-së dhe ndikimin që mund të...
    Lajme07 Nëntor 2024
    Ka shkaur në pesë  numri i të arrestuarve në aksionin e Antidrogës në Prizren. Gjatë bastisjes së një shtëpie, janë gjetur edhe...
    Lajme07 Nëntor 2024
    Për të premten parashikohet të mbajë mot kryesisht me diell. Mëngjesi do të jetë me acar dhe me prani të mjegullës lokale...
    Të tjera
    Lajme07 Nëntor 2024
    Anëtari i kryesisë së Lidhjes Demokratike të Kosovës(LDK), Visar Azemi ka publikuar disa fotografi nga tubimi i madh në Prishtinë që ka...
    Sport07 Nëntor 2024
    Disa nga favoritët zhgënjyen e disa të tjerë bënë detyrën ndaj kundërshtarit. Kanë përfunduar nëntë sfidat e para të kësaj të enjteje...
    Lajme07 Nëntor 2024
    Antidroga i ka arrestuar dy persona në Prizren në një operacion policor. Atje u konfiskua po ashtu edhe një sasi e drogës....
    Lajme07 Nëntor 2024
    Deputeti i Lëvizjes Vetëvendosje, Armend Muja, duke folur për fitoren e Donald Trumpt në SHBA, tha se Kosova dhe SHBA-ja kanë harmoni...
    Vip07 Nëntor 2024
    Rezart Veleshnja është njëri nga banoret që krijon dinamika të shumta në ‘Big Brother VIP Kosova’. Për aktorin nuk ka munguar mbështetja...
    Kronika07 Nëntor 2024
    Është arrestuar një person në Prishtinë, i dyshuar për shitje të substancave narkotike. Policia ka bërë të ditur se pas pranimit të...

    FrontOnline, © 2024 Të gjitha të drejtat e rezervuara.