×
  • Bota/Rajoni
  • Bota/Rajoni

    BE-ja do të vendos pakon e re të sanksioneve kundër importeve ruse

    FrontOnline
    26 Prill 2022

    Bashkimi Evropian po përgatit pakon e re të sanksioneve kundër importeve ruse.

    Sipas zëvendëspresidentit të Komisionit Evropian, Valdis Dombrovskis kjo pako përfshinë një formë të një embargoje të importit të naftës nga Rusia.

    “Jemi duke punuar për një paketë të gjashtë sanksionesh dhe një nga çështjet që po shqyrtojmë është një formë embargoje nafte. Kur vendosim sanksione, ne duhet ta bëjmë këtë në një mënyrë që të maksimizojë presionin ndaj Rusisë duke minimizuar dëmin kolateral ndaj vetes”, tha Dombrovskis.

    Ai shtoi se sanksionet do të përfshijnë një heqje graduale të naftës ruse ose vendosjen e tarifave mbi eksportet përtej një kufiri të caktuar çmimi.

    Rusia është një nga furnizuesit më kryesor të naftës në Evropë, duke siguruar 26 për qind të importeve evropiane.

    Ukraina dhe disa shtete të BE-së, përfshirë Poloninë dhe Lituaninë, duan një ndalim të naftës dhe gazit rus, ndërsa Gjermania dhe Hungaria janë kundër një embargoje të menjëhershme të naftës.

    Nafta dhe nënproduktet e saj përbënin më shumë se një të tretën e të ardhurave të Moskës nga eksporti vitin e kaluar. Aktualisht, Evropa shpenzon rreth 450 milionë dollarë në ditë për naftën e papërpunuar ruse dhe produktet e rafinuara, rreth 400 milionë dollarë në ditë për gazin dhe afërsisht 25 milionë dollarë për qymyrin.

    Nga Rubrika
    Bota/Rajoni14 Gusht 2025
    Në pikën kufitare të Horgoshit, mes Hungarisë dhe Serbisë, policia serbe ka arrestuar dy persona, H.E. 49-vjep dhe B.E. 52-vjeç, dyshohet shtetas...
    Bota/Rajoni14 Gusht 2025
    Gjatë 48 orëve të fundit, Shqipëria është përballur me një situatë të vështirë për shkak të përhapjes së zjarreve në disa qarqe...
    Bota/Rajoni14 Gusht 2025
    Ministri i Financave i Izraelit nga e djathta ekstreme, Bezalel Smotrich, i miratoi gjatë natës planet për një vendbanim që do ta...
    Të tjera
    Lajme14 Gusht 2025
    Sot është bërë pranim-dorëzimi i detyrës së drejtorit të ri të Administratës Tatimore të Kosovë. Drejtori i vjetër, Ilir Murtezaj, ia dorëzoi...
    Lajme14 Gusht 2025
    Lulzim Dragidella, kandidat i Vetëvendosjes për komunën e Klinës, ka vendosur të tërhiqet komplet nga kjo parti. Përmes një shkrimi të gjatë,...
    Lajme14 Gusht 2025
    Gjykata Themelore në Prishtinë ka caktuar masën e paraburgimit prej një muaji ndaj të dyshuarit Ramadan Morina, si i dyshuar për krime...
    Bota/Rajoni14 Gusht 2025
    Gjatë 48 orëve të fundit, Shqipëria është përballur me një situatë të vështirë për shkak të përhapjes së zjarreve në disa qarqe...
    Lajme14 Gusht 2025
    Lideri i AAK-së, Ramush Haradinaj, ka takuar deputetin e Bundestagut gjerman, Peter Beyer. Ai ka thënë se deputeti gjerman është një mik...
    Lajme14 Gusht 2025
    Pritjet e mërgimtarëve për të dalë nga Kosova nëpërmjet Merdarit kalojnë deri në dy orë e gjysmë. Sipas Qendrës Kombëtare për Menaxhim...

    FrontOnline, © 2025 Të gjitha të drejtat e rezervuara.