×
  • Sport
  • Sport

    BE i KOK-ut për herë të parë vendos të japë bursa për trajnerë

    FrontOnline
    23 Nëntor 2022

    Bordi Ekzekutiv i Komitetit Olimpik të Kosovës ka marrë vendim që për herë të parë të ndahen bursa olimpike edhe për trajnerë.

    Sipas kritereve të përcaktuara, përfitues të bursave mujore, do të jenë trajnerët, sportistët e të cilëve kanë fituar medalje në Lojërat Olimpike, Kampionatet Botërore, Kampionatet Evropiane, Lojërat Mesdhetare, Lojërat Olimpike për të Rinj dhe Festivalet Olimpike Evropiane për të Rinj (EYOF), përcjell FrontOnline.

    Presidenti i KOK-ut, Ismet Krasniqi, e vlerësoi lart vendimin e marrë në mbledhjen e fundit të BE.

    “Me rritjen e buxhetit të KOK-ut, që është synim i yni i vazhdueshëm, kemi vendosur që krahas 22 bursave olimpike Paris 2024 dhe 25 bursave për shpresat olimpike, të ndajmë bursa edhe për trajnerët, të cilët duam t’i mbështesim dhe motivojmë në mënyrë që drejt Paris 2024 të kemi sa më shumë norma olimpike”, tha presidenti Krasniqi për faqen zyrtare të KOK-ut, www.noc-kosovo.org.

    Për përzgjedhjen e trajnerëve do të vendos komisioni i sportit, që vepron në kuadër të KOK-ut.

    Trajnerët do të përfitojnë bursat prej janarit të vitit të ardhshëm./FrontOnline/

    Njoftimet nga KEDS, vendet që do të mbesin nesër pa rrymë
    Nga Rubrika
    Sport20 Maj 2024
    Minnesota Timberwvoles e ka fituar ndeshjen e shtatë dhe vendimtare të serisë triler të gjysmëfinales së Konferencës Perëndimore në NBA. Ata fituan...
    Sport19 Maj 2024
    Sulmuesi shqiptar Mirlind Daku, ka vazhduar me performancën e shkëlqyer në elitën e futbollit të Rusisë. Reprezentuesi i Kombëtares së Shqipërisë, ka...
    Sport19 Maj 2024
    Tyson Fury dhe Oleksandr Usyk që të dy kanë fituar një mal me para nga lufta e tyre për kampionin e padiskutueshëm...
    Të tjera
    Lajme19 Maj 2024
    Helikopteri që transportonte presidentin e Iranit, Ebrahim Raisi, rezulton i zhdukur. Televizioni shtetëror iranian njoftoi se helikopteri me të cilin transportohej i...
    Lajme19 Maj 2024
    Emisari i Bashkimit Evropian, Miroslav Lajçak, ka thënë se është i gatshëm të organizojë një takim tjetër mes kryenegociatorëve të Kosovës dhe...
    Lajme19 Maj 2024
    Letrën e para pak ditësh, ku Gjermania, Franca dhe Italia i thonë Kosovës që drafti që duhet të dërgohet në Gjykatën Kushtetuese...
    Lajme19 Maj 2024
    Departamenti Amerikan i Shtetit ka dhënë detaje për takimin e Nënsekretares për Diplomaci, Liz Allen, me kryeministrin e Kosovës Albin Kurti. Në...
    Lajme19 Maj 2024
    Një përleshje ka ndodhur mes disa familjarëve në qytetin e Shtimes, ku tre prej tyre kanë përfunduar në spital. Rreth orës 19:33,...
    Vip19 Maj 2024
    Rap-artistja e njohur shqiptare, Melinda Ademi, si rrallë herë ka folur për jetën private. Në një intervistë për “The Elite Way” me...

    FrontOnline, © 2024 Të gjitha të drejtat e rezervuara.