×
  • Sport
  • Sport

    BE: Federata e Boksit e Kosovës të trajtohet njësoj si të tjerat

    FrontOnline
    25 Tetor 2021

    Bashkimi Evropian e mbështet kërkesën e Asociacionit Ndërkombëtar të Boksit që Federatës së Boksit të Kosovës t’i mundësohet pjesëmarrja e barabartë në gara, tha zëdhënësi i BE-së, Peter Stano.

    Stano i bëri komentet për Radion Evropa e Lirë, pas vendimit të autoriteteve të Serbisë për t’iu ndaluar hyrjen në Serbi boksierëve nga Kosova.

    Boksierët kosovarë do të merrnin pjesë në Kampionatin Botëror të Boskit, që ka nisur në kryeqytetin serb.

    Serbia e pengoi shkuarjen e boksierëve kosovarë në fundjavë, për shkak të simboleve shtetërore.

    Më 23 tetor, Asociacioni Botëror i Boksit tha se Kosova është anëtare fuqiplotë e tij dhe se pret pjesëmarrjen e saj në Kampionatin Botëror të Boksit për meshkuj.

    Kampionati nisi në Beograd më 24 tetor dhe do të zgjasë deri më 6 nëntor.

    “BE mbështet plotësisht Asociacionin Ndërkombëtar të Boksit në pritjet që delegacioni i Federatës së Boksit të Kosovës të trajtohet njësoj sikur delegacionet e secilit anëtar tjetër”, tha Stano.

    “Siç e kemi thënë disa herë në të kaluarën, normalizimi afatgjatë i raporteve dhe pajtimi i qëndrueshëm mes shoqërive fillon me shkëmbimet intelektuale, kulturore, sportive dhe artistike. Shkëmbimet e tilla janë thelbësore për të ndërtuar mirëkuptimin. Autoritetet në të gjitha nivelet nuk duhet t’i kursejnë përpjekjet për të siguruar që shkëmbimi i tillë bëhet rregullisht, në mënyrë të papenguar dhe pa asnjë shqetësim”, shtoi Stano.

    Të hënën, ministri i Kulturës, Rinisë dhe Sportit i Kosovës, Hajrullah Çeku, e kritikoi mungesën e reagimit të BE-së ndaj vendimit të Serbisë.

    “Kemi kërkuar reagim edhe nga BE-ja, e cila në raste të tjera ka qenë shumë e kujdesshme gjatë reagimeve, por, për çudi, deri më tani nuk ka pasur asnjë reagim për shkelje të pastër të të drejtave themelore të sportistëve”, tha Çeku.

    Ai paralajmëroi se, gjatë kësaj jave, Kosova do të vendosë për ndalimin e zhvillimit të “aktiviteteve sportive paralele” serbe.

    Sipas tij, në Kosovë funksionojnë shumë struktura paralele të federatave serbe, në kundërshtim me ligjet e Kosovës.

    Punimet në rrjet, KEDS njofton për ndërprerjen e energjisë-elektrike
    Nga Rubrika
    Sport10 Maj 2024
    Të dielën do të luhet xhiroja e 34-të në Superligën e Kosovës në futboll. Të gjitha ndeshjet luhen atë ditë dhe me...
    Sport10 Maj 2024
    Federata e Futbollit të Kosovës përmes një postimi në rrjetet sociale ka zbuluar datën dhe orën e saktë të ndeshjes finale të...
    Sport10 Maj 2024
    Federata Shqiptare e Futbollit dje dorëzoi kandidaturën për organizimin e Euro 2027 të grup moshës U-21. Por, si bashkë-organizatore, Shqipëria e ka...
    Të tjera
    Vip10 Maj 2024
    Dikur ishte një nga këngëtaret më të famshme, por ka kohë që Zanfina Ismaili nuk ka sjellë projekte të reja muzikore. Zanfina,...
    Sport10 Maj 2024
    Të dielën do të luhet xhiroja e 34-të në Superligën e Kosovës në futboll. Të gjitha ndeshjet luhen atë ditë dhe me...
    Lajme10 Maj 2024
    Prokuroria Themelore e Gjakovës ka kërkuar caktimin e masës së paraburgimit ndaj policit, që dyshohet se nga muaji dhjetor i vitit 2023...
    Lajme10 Maj 2024
    Deputeti i Partisë Demokratike të Kosovës, Hisen Berisha, i quan spekulime deklarimet e qeveritarëve se për shkak të refuzimit të dërgimit të...
    Lajme10 Maj 2024
    Kryeministri i Republikës së Kosovës Albin Kurti, i shoqëruar nga ministra, deputetë, zv-ministra, asamblistë, aktivistë e bashkëqytetarë, bënë homazhe dhe vendosën kurora...
    Bota/Rajoni10 Maj 2024
    Kryeministri i Britanisë së Madhe, Rishi Sunak, ka zhvilluar këtë të premte bisedë telefonike me Kryeministrin e Shqipërisë, Edi Rama. Siç njofton...

    FrontOnline, © 2024 Të gjitha të drejtat e rezervuara.