×
  • Bota/Rajoni
  • Bota/Rajoni

    BE e shqetësuar për rrëmbimin e njërës prej lidereve opozitare bjelloruse

    FrontOnline
    07 Shtator 2020

    Bashkimi Evropian të hënën dënoi masat shtypëse të marra nga autoritetet bjelloruse kundër protestuesve që kërkojnë një transferim paqësor të pushtetit dhe shprehu shqetësimin për pretendimet e rrëmbimit të një prej drejtuesve të protestës, Maria Kalesnikava.

    “Ajo që po shohim në Bjellorusi është në fakt shtypja e vazhdueshme e qeverisë ndaj popullsisë civile,” tha zëdhënësi i Komisionit Evropian Peter Stano në një konferencë shtypi.

    Në Bjellorusi, protestat janë mbajtur çdo ditë që nga zgjedhjet e një muaji më parë. Të paktën 7,000 protestues u arrestuan dhe Kombet e Bashkuara morën 450 raporte të torturave dhe keqtrajtimeve të tyre.

    Alexander Lukashenko, një udhëheqës 66-vjeçar që ka qenë në pushtet për më shumë se një çerek shekulli, nuk lejon mosbindje.

    Media e pavarur bjelloruse Tut.by raporton se 38-vjeçarja Kalesnikava u rrëmbye nga një rrugë në qendër të Minskut të hënën në mëngjes. Burra të maskuar e morën atë me një furgon dhe nga ajo ngjarje çdo gjurmë e Kalesnikava humbet.

    Burimi i këtij raporti pohon se ajo nuk e regjistroi ngjarjen me telefonin e saj pasi kishte frikë se edhe ajo do të rrëmbehej.

    Kalesnikava është një aleate e udhëheqëses së opozitës Svetlana Tihanovskaja, e cila iku në Lituaninë fqinje. Drejtuesja e rrëmbyer e protestës është një anëtare e këshillit koordinues të Tikhanovskaya, e cila po kërkon negociata për një dorëzim paqësor të pushtetit në Bjellorusi.

    Ministri i Jashtëm lituanez Linas Linkeviçius theksoi se Kalesnikava ishte rrëmbyer dhe bëri thirrje për lirimin e saj të menjëhershëm.

    “Rrëmbimi i Kalesnikava në qendër të Minskut është i turpshëm,” tha ministri i jashtëm lituanez në Twitter.

    Një zëdhënës i Komisionit Evropian tha të hënën se shtypja nga autoritetet Bjelloruse ishte e papranueshme.

    BE është “thellësisht e shqetësuar për shtypjen e vazhdueshme dhe frikësimin e popullsisë nga arrestime të pashpjegueshme, shpesh arbitrare, arrestime të motivuara politikisht”.

    Shefi i politikës së jashtme të BE Josep Borrell theksoi se autoritetet bjelloruse kishin ndërmarrë “hapa brutalë” kundër Kalesnikava dhe përfaqësuesve të tjerë të opozitës.

    “Arrestimet dhe rrëmbimet arbitrare për arsye politike, përfshirë veprimet e sotme brutale kundër Andrei Jahorau, Irina Sukhki dhe Maria Kalesnikova, janë të papranueshme,” shkroi Borrel në Twitter.

    Lukashenko ka kërkuar ndihmë nga Rusia fqinje për të mbajtur pushtetin ndërsa zyrtarët evropianë e konsiderojnë mandatin e tij të paligjshëm.

    BE deklaroi zgjedhjet e 9 gushtit jo të lira dhe jo të drejta dhe ka dënuar vazhdimisht dhunën e qeverisë kundër protestuesve.

    Ministria e Brendshme bjelloruse njoftoi të hënën se më shumë se 600 njerëz ishin arrestuar në protesta një ditë më parë. Të dielën, dhjetëra mijëra njerëz u mblodhën para rezidencës së Lukashenkos, duke e thirrur përsëri që të largohej.

    Vëzhguesit thonë se më shumë se 100,000 njerëz u mblodhën në tubim, të cilin autoritetet e kanë shpallur të paligjshëm. Protestuesit u arrestuan gjithashtu në qytetet Brest, Grodno, Mogilev dhe Vitebsk.

    Nga Rubrika
    Bota/Rajoni22 Dhjetor 2024
    Presidenti rus Vladimir Putin mbajti bisedime në Kremlin të dielën me kryeministrin e Sllovakisë Robert Fico, në një vizitë të rrallë në...
    Bota/Rajoni22 Dhjetor 2024
    Ushtarët ukrainas janë trajnuar nga trupat e NATO-s që kur Rusia sulmoi Ukrainën në shkurt të vitit 2022. Zëri i Amerikës vizitoi...
    Bota/Rajoni22 Dhjetor 2024
    Një person i moshës 68-vjeçare është gjetur i pajetë në Vlorë. Sipas policisë, ai është rrahhur me sende të forta, raporton Euronews.al...
    Të tjera
    Lajme22 Dhjetor 2024
    Kryetari i Podujevës Shpejtim Bulliqi, ka shprehur pikëllim për vdekjen e Hilmi Ukës, i cili ishte mësimdhënës dhe drejtor shkolle. Ai tha...
    Vip22 Dhjetor 2024
    Ish-konkurrentët e edicionit të tretë të Big Brother VIP Kosova, Arioni dhe Diana janë fotografuar së bashku. Ata krijuan lidhje sa ishin...
    Vip22 Dhjetor 2024
    Leo është bërë nervoz pasi dështoi në sfidën për kapitenin e javës. Madje ai thotë se Fitimit nuk i duhet asgjë avantazhi...
    Lajme22 Dhjetor 2024
    Në pikën kufitare në Merdarë, sot është paraqitur një autobus me targa vendore, ku gjatë kontrollit të mjetit, janë selektuar për skanim...
    Lajme22 Dhjetor 2024
    Kryeministri i Kosovës, Albin Kurti është shprehur se viti 2024 ka qenë viti i pasaportës së vendit tonë. Përmes një postimi në...
    Lajme22 Dhjetor 2024
    Në një bisedë me një gazetar, Ilir Tahiri, kandidati për deputet i PDK-së, shprehu shqetësimin për qëndrimet e Albin Kurtit ndaj UÇK-së....

    FrontOnline, © 2024 Të gjitha të drejtat e rezervuara.