×
  • Opinione
  • Opinione

    BBC: Çfarë e shkaktoi tërmetin në Turqi dhe pse ishte kaq vrastar?

    Pallab Gosh
    09 Shkurt 2023

    Nga Pallab Gosh, BBC

    Më shumë se 5 mijë persona u vranë dhe mijëra të tjerë u plagosën kur një tërmet i madh goditi Turqinë juglindore, pranë kufirit me Sirinë, në orët e para të mëngjesit të së hënës. Tërmeti, i cili goditi pranë qytetit të Gaziantepit, u pasua nga afër prej pasgoditjeve të shumta, duke përfshirë një tërmet që ishte pothuajse aq i madh sa i pari.

    Pse ishte kaq vdekjeprurës?

    Ishte një tërmet i madh- i regjistruar si 7.8, i klasifikuar si ‘shumë i madh’ në shkallën zyrtare të magnitudës. Ai shpërtheu përgjatë rreth 100 kilometrave të vijës së thyerjes, duke shkaktuar dëme serioze te ndërtesat pranë kësaj vije.

    Profesoresha Joanna Faure Walker, drejtuese e Institutit për Reduktimin e Rrezikut dhe Fatkeqësive në ‘University College London’, tha: “Nga tërmetet më vdekjeprurëse në çdo vit të caktuar, vetëm dy në 10 vitet e fundit kanë qenë me magnitudë ekuivalente dhe katër në 10 vitet e mëparshme”.

    Por nuk është vetëm fuqia e dridhjes që shkakton shkatërrim.

    Ngjarja ka ndodhur në orët e para të mëngjesit, kur personat ndodheshin brenda dhe po flinin.

    Qëndrueshmëria e ndërtesave është gjithashtu një faktor.

    Dr. Carmen Solana, eksperte e vullkanologjisë dhe komunikimit të rrezikut në universitetin e Portsmouth, tha: “Për fat të keq, infrastruktura rezistente është copë-copë në Turqinë jugore dhe veçanërisht në Siri. Kështu që edhe shpëtimi i jetëve tani më së shumti do varet nga reagimi. 24 orët e ardhshme janë vendimtare për të gjetur të mbijetuar. Pas 48 orësh, numri i të mbijetuarve zvogëlohet jashtëzakonisht”.

    Ky ishte një rajon që nuk kishte pasur një tërmet të madh për më shumë se 200 vjet ose ndonjë shenjë paralajmëruese, kështu që niveli i gatishmërisë do të ishte më i vogël sesa për një rajon që është mësuar të përballet me lëkundje kaq të mëdha.

    Çfarë e shkaktoi tërmetin?

    Korja e tokës përbëhet nga disa copa të veçanta, të quajtura pllaka, që ‘strehohen’ pranë njëra-tjetrës.

    Këto pllaka shpesh përpiqen që të lëvizin, por parandalohen nga fërkimi me njëra-tjetrën. Por ndonjëherë presioni rritet kaq shumë, sa njëra pllakë zhvendoset papritur, duke bërë që sipërfaqja të lëvizë.

    Në këtë rast ishte pllaka arabe që lëvizi në drejtim të veriut dhe u ngjesh me pllakën e Anadollit.

    Fërkimi nga pllakat ka qenë përgjegjës për tërmete shumë shkatërrimtare në të shkuarën. Më 13 gusht të vitit 1822 shkaktoi një tërmet me magnitudë 7.4 ballë, dukshëm më pak se magnituda prej 7.8 e regjistruar të hënën.

    Megjithatë, tërmeti i shekullit të 19-të rezultoi në dëme të mëdha në qytetet e zonës, me 7 mijë vdekje të regjistruara vetëm në qytetin e Alepos. Pasgoditjet dëmtuese vazhduan për gati një vit.

    Edhe këtë herë ka pasur pasgoditje pas tërmetit aktual dhe shkencëtarët presin që ky tërmet të ndjekë trendin si ai i madhi i mëparshëm në rajon.

    Si maten tërmetet?

    Ato maten me një shkallë të quajtur Shkalla e Magnitudës së Momentit. Ajo ka zëvendësuar shkallën e njohur të Rihterit, që tani konsiderohet si e vjetëruar dhe më pak e saktë.

    Numri që i atribuohet tërmetit përfaqëson një kombinim të distancës që ka lëvizur linja e thyerjes dhe forcës që e ka lëvizur atë.

    Një dridhje prej 2.5 ose më pak, zakonisht nuk mund të ndjehet, por mund të zbulohet nga instrumentet. Tërmetet deri në 5 janë ndjerë dhe shkaktojnë dëme të vogla. Tërmeti turk me magnitudë 7.8 klasifikohet si i madh dhe zakonisht shkakton dëme serioze, siç ka ndodhur në këtë rast.

    Çdo gjë mbi 8 shkakton dëme katastrofike dhe mund të shkatërrojë plotësisht komunitetet në qendër të saj.

    Si krahasohet ky me tërmetet e tjera të mëdha?

    Tërmeti në brigjet e Japonisë në vitin 2011 kishte një magnitudë prej 9 dhe shkaktoi dëme të mëdha në tokë dhe provokoi një cunami- i cili solli edhe aksidentin e madh në centralin bërthamor gjatë bregdetit.

    Tërmeti më i madh ndonjëherë ishte 9.5 i regjistruar në Kili në vitin 1960.

    Nga Rubrika
    Opinione22 Nëntor 2024
    GJNP ka nxjerrë urdhër-arreste kundër kryeministrit të Izraelit Netanjahu dhe ish-ministrit të Mbrojtjes Gallant. Çfarë do të thotë kjo dhe çfarë pasojash...
    Opinione21 Nëntor 2024
    Nga Hisen Berisha: Kështu veprojnë tradhtarët e të shiturit tek armiqtë e vendit. Në një shtet të konsoliduar me sistem juridik të...
    Opinione20 Nëntor 2024
    Shkruan: Bekim Çollaku Fitorja e presidentit Donald Trump në zgjedhjet presidenciale në Shtetet e Bashkuara të Amerikës (SHBA) ka ndezur një debat...
    Të tjera
    Lajme24 Nëntor 2024
    Deputeti nga Lista “Guxo”, Burim Meta ka qenë i ftuari i radhës në “Reel Talk” që realizohet nën moderimin e gazetarit Nebih...
    Kronika24 Nëntor 2024
    Për një vrasje që ndodhi në prill të këtij viti, tek këto ditë u ngrit aktakuzë. Klan Kosova ka siguruar aktin akuzues...
    Lajme24 Nëntor 2024
    Turneu i Ndryshimit”, siç e quan Lidhja Demokratike e Kosovës (LDK), sot mbajtur tubim në Malishevë. Kreu i këtij subjekti politik, Lumir...
    Lajme24 Nëntor 2024
    Kryetari i Prishtinës, Përparim Rama, ka thënë se po instalojnë ashensorë nëpër banesa kolektive, pasi ka kërkesa të qytetarëve që nga viti...
    Lajme24 Nëntor 2024
    Presidentja e Kosovës Vjosa Osmani është takuar me Ndihmës Sekretarin e Përgjithshëm të NATO-s, Boris Ruge. Në një postim në Facebook ajo...
    Lajme24 Nëntor 2024
    Kandidati për kryeministër, Lumir Abdixhiku, bashkë me “Turneun e Ndryshimit”, shkuan sonte në Malishevë. Ai tha se ky qytet i Kosovës i...

    FrontOnline, © 2024 Të gjitha të drejtat e rezervuara.