Enis Saramati dhe Nevzat Saramati, dy bashkatdhetarë nga Sllovenia, kanë ndihmuar SOS Fshatin me një donacion prej 7 mijë eurosh dhe lodra e veshmbathje në vlerë prej 1 mijë e 790 euro.
Në një njoftim për media, bëhet e ditur se kjo ndihmë e rëndësishme është sjellë nga Adem Saramati.
“Shtesë donacionit në të holla, bashkatdhetarët tanë vullnet mirë, kërkuan t’ua tregojmë dëshirat e fëmijëve, dëshira këto të cilët ata i përmbushën duke blerë lodra e veshmbathje në vlerë 1.790 euro për të gjithë fëmijët. Kush nuk ka pasur ëndrra si fëmijë, kemi ëndërruar për biçikletën të cilën nuk e kishim dhe ndjesinë se si është të vozitësh atë, një lodër për të cilën do jepnim botën që ta kishim, këpucë që të na lakmonin të gjithë, një kitarë që të luanim e të ndiheshim si yje të rokut, e shumëçka tjetër”.