×
  • Lajme
  • Lajme

    Basha: Njohja reciproke Kosovë-Serbi, investim në të ardhmen evropiane

    FrontOnline
    20 Korrik 2020

    Kryetari i Partisë Demokratike në Shqipëri, Lulzim Basha ka takuar edhe strukturat drejtuese të Lidhjes Demokratike të Kosovës, ku tha se spektri politik në Kosovë, në dialogun në mes të Kosovës dhe Serbisë, synon njohjen reciproke në mes dy vendeve si një investim në të ardhmen evropiane dhe euroatlantike.

    Kreu i PD-së, Lulzim Basha, duke lavdëruar punën e LDK-së, ka theksuar se ky investim 30-vjeqar, e ka pajisur LDK-në me një përvojë të jashtëzakonshme.

    Basha: Ky investim 30-vjeqarë e ka pajisur LDK-në me një përvojë të jashtëzakonshme

    “Ky investim 30-vjeqarë që e ka pajisur LDK-në me një përvojë të jashtëzakonshme…duke u nisur nga trashëgimia e Presidentit Rugova, duke vazhduar me investimin e LDK-së deri në ditët e sotme, përkthehet në bashkëpunim edhe me forcat e tjera politike në një të mirë për çdo qytetarë të Kosovës…Po kështu në plotësimin e aspiratave të qytetarëve të Kosovës për lëvizjen e lirë në BE dhe natyrisht për udhëheqjen me sukses të një investimi të përbashkët të institucioneve dhe faktorëve politik të Kosovës dhe partnerëve tonë strategjikë SHBA-ve dhe BE-ve, dialogun në mes të Kosovës dhe Serbisë synon njohjen reciproke në mes dy vendeve si një investim në të ardhmen evropiane dhe euroatlantike të gjithë vendeve të rajonit”, ka thënë ai.

    Nënkryetari i LDK-së, Agim Veliu në një konferencë të përbashkët për medie, ka thënë se ndër të tjerash në këtë takim temë diskutimi ka qenë pozicionimi i Kosovës në arenën ndërkombëtare.

    Veliu:Diskutuam në përgjithësi situatën aktuale që është në Kosovë

    “Diskutuam në përgjithësi situatën aktuale që është në Kosovë, në lidhje edhe me covidin por edhe me zhvillimet tjera politik që janë zhvillime edhe brenda për brenda Kosovës por edhe zhvillime që lidhen me pozicionimin e Kosovës në arenën ndërkombëtare”, ka thënë Veliu.

    Kryetari i PD-së, Lulzim Basha në vizitën e tij në Kosovë, sot ka takuar shumicën e liderëve partiak.

    Nga Rubrika
    Sport03 Mars 2026
    Mërgim Vojvoda ka humbur një mundësi të artë të kalonte Comon në epërsi ndaj Interit, në gjysmëfinalen e Kupës së Italisë. Mbrojtësi...
    Sport03 Mars 2026
    Barcelona ka synim që sonte ta bëjë “të pamundurën, të mundur”, në përballje me Atletico Madridin. Në ndeshjen që luhet sonte me...
    Sport03 Mars 2026
    Real Madridi pësoi humbjen e katërt nën drejtimin e Alvaro Arbeloa kundër Getafes të hënën mbrëma, një rezultat që i lë “Los...
    Të tjera
    Lajme03 Mars 2026
    Kryetari i Aleancës për Ardhmërinë e Kosovës, Ramush Haradinaj, ka deklaruar se i ka thënë Bedri Hamzës se nëse kandidon për President,...
    Bota/Rajoni03 Mars 2026
    Presidenti amerikan, Donald Trump, ka deklaruar se Marina e SHBA-së do të fillojë shumë shpejt të shoqërojë cisternat që kalojnë nëpër Ngushtica...
    Lajme03 Mars 2026
    Kreu AAK-së, Ramush Haradinaj deklaroi se një numër i deputetëve të Lëvizjes Vetëvendosje i kanë premtuar votën nëse ai do të kandidojë...
    Bota/Rajoni03 Mars 2026
    Asambleja e Ekspertëve të Iranit këtë të marte ka zgjedhur liderin e ri suprem të vendit. Mediat iraniane raportojnë se lideri i ri është...
    Vip03 Mars 2026
    Rogerti është kthyer në shtëpinë e Big Brother VIP Albania. Pasi u përplas me Monika Kryemadhin për sjelljen e tij, Rogerti vullnetarisht...
    Bota/Rajoni03 Mars 2026
    Sekretari Amerikan i Shtetit, Marco Rubio, ka konfirmuar se një dron ka goditur një parking në afërsi të Konsullatës Amerikane në Dubai,...

    FrontOnline, © 2026 Të gjitha të drejtat e rezervuara.