Edicion i ri i Ligës së Kombeve tani më ka filluar, ndërsa nesër edhe përfaqësuesja e Maqedonisë së Veriut do të ketë përballjen e parë, ku ciklin e këtyre garave e nis ndaj Ishujve Faroe, njofton Telegrafi.
Para kësaj sfide ka folur kapiteni Enis Bardhi, i cili mes tjerash ka thënë se atmosfera në ekip është shumë e mirë.
Kujtojmë se te përzgjedhësi Milevski për dy sfidat e radhës, Ishjt Faroe dhe Armeninë ka ftuar edhe gjashtë futbollist shqiptar, Visar Musliu, Ezxhan Alioski, Ahmed Ilazovski, Enis Bardhi, Agon Elezi, Isnik Alimi dhe Lirim Qamili.
Ishujt Faroe – Maqedonia e Veriu luhet nesër me fillim në ora 15:00, ndërsa me 10 shtator në Shkup përfaqësuesja e vendit tonë luan ndaj Armenisë me fillim në ora 20:45. /Telegrafi/