
Profesori i të Drejtës Kushtetuese Mazllum Baraliu në një prononcim për Gazeta Blic ka shpjeguar procedurën se si duhet të veprojë Presidneti në lidhje me emrin e mandatarit.Baraliu thotë se nëse Presidenti nuk dëshiron ta shkelë Kushtetutën duhet ta presë edhe pak kohë partinë fituese pra LVV-në për emrin e mandatarit dhe pastaj çështjen ta dërgojë për interpretim në Gjykatën Kushtetuese.
“Nëse Presidenti nuk don të shkelë Kushtetutën duhet të presë edhe pak kohë partinë fituese të zgjedhjeve pra LVV-në për dërgimin e emrit të mandatarit pasi është koha e Koronavirusit dhe nuk jemi në situatë normale ose pastaj ta dërgonte çështjen në Gjykatën Kushtetuese për interpretim. Të gjithë e dimë se gjendja nuk është normale dhe nuk mund të trajtohet si normale, nuk është asgjë për ngutë siç po nxitohet të bëhet një qeverisje e arnuar një solucion që është thjesht improvizues edhe pa mandat të mirfilltë, legjitimetet pra në kuptimin e votës së sovranit. Pra do të duhej të priste ende për një përgjigje nga VV-ja ose pastaj ta dërgonte çështjen në Gjykatën Kushtetuese dhe jo t’ja ofronte mandatin LDK-së apo kujdo tjetër siç është anonçuar se do të bëhet diçka e tillë nga ana e Presidentit” tha Baraliu.
Nëse Presidenti ja jep mandatin për formimin e Qeverisë LDK-së në këto momente pa interpretim të Gjykatës Kushtetuese quhet mosrespektim i procedurave Kushtetuse thotë Baraliu.
“Afati 15 ditor fillon të rrjedhë pas marrjes së përgjigjes nga ai subjekt politik të cilit i kërkohet ta japë mandatarin. Tani në këtë situatë që jemi subjekti politik pra LVV-ja po e shfrytëzon këtë vakum institucional edhe për shkak të vështirësive që ka dhe çështjes së Pandemisë. Nëse dëshiron që mos të ketë telashe askush me Kushtetutës do të duhej të pyetej Gjykata Kushtetuese se si të veprojë Presidenca në mënyrë që pastaj ta ketë rrugën e hapur se si mund të veprojë.”
Presidenti Thaçi i ka kërkuar Kryeministrit në detyrë Kurti për herë të katërt emrin e mandatarit por akoma nuk ka marrë përgjigje zyrtare nga ky subjekt politik.
Ndryshe partia e dytë fituese LDK-ja është shprehur e gatshme ta formojë Qeverinë nëse Presidenti e mandaton.Ky subjekt po sheh si partnerë të mundshëm koalicioni AAK-në dhe Nismëm raporton Gazeta Blic.