Banorët në lagjen “Sofali” të kryeqytetit kanë 15 orë pa energji elektrike dhe kjo sipas KEDS-it po ndodhë për shkak të një prishje.
Disa prej këtyre banorëve i kanë thënë KosovaPress-it se energjia është ndalur në ora 01:00 të mëngjesit të datës së sotme.
Ata thonë se situata është e papërballueshme dhe kanë kërkuar nga KEDS që të rikthejnë energjinë elektrike sa më shpejtë.
Zëdhënësi i KEDS-it, Viktor Buzhala, për KP tha se ka pasur prishje në rrjetin nëntokësor dhe se është duke u punuar. Ai shtoi se dëmi ka qenë i madh dhe është dashur kohë për ta rregulluar.
Megjithatë, Buzhala premtoi se energjia do të rikthehet shumë shpejtë në këtë lagje.