×
  • Lajme
  • Lajme

    Bajrami thotë se deputetët evituan një krizë buxhetore, i fton ta votojnë në lexim të dytë projektligjin e buxhetit

    FrontOnline
    28 Dhjetor 2020

    Ministrja e Financave, ka falënderuar deputetetët për votimin e projektligjit për buxhetin për vitin 2021.

    Ajo ka ftuar ata që edhe në seancën e nesërme ta votojnë edhe leximin e dytë të këtij projektligji.

    Bajrami tha se deputetët treguan përgjegjësi të lartë institucionale përmes votimit të këtij projektligji të rëndësishëm duke evituar kështu një krizë të panevojshme buxhetore për vitin që po hyjmë

    Postimi i plotë:

    Të nderuar,

    Në seancën e sotme, Kuvendi i Republikës së Kosovës miratoi në lexim të parë projektligjin e buxhetit 2021. Dëshiroj të falënderoj deputetët e Kuvendit të Republikës së Kosovës që treguan përgjegjësi të lartë institucionale përmes votimit të këtij projektligji të rëndësishëm duke evituar kështu një krizë të panevojshme buxhetore për vitin që po hyjmë. Ftoj deputetët që në seancën e nesërme ta votojnë edhe në lexim të dytë projektligjin e buxhetit për vitin 2021.

    Lajmi tjetër i mirë nga seanca e sotme është edhe miratimi i dy projekligjeve të rëndësishme, si: Projektligji Nr. 07/L-035 për Ratifikimin e Marrëveshjes së Kredisë për likuiditet të urgjencës së infrastrukturës vitale, ndërmjet Republikës së Kosovës dhe Bankës Evropiane për Rindërtim dhe Zhvillim, dhe Projekligji Nr. 07/L-036 për Ratifikimin e Kontratës Financiare ndërmjet Republikës së Kosovës dhe Bankës Evropiane për Investime për Projektin e Impiantit të Ujërave të Zeza në Gjilan.

    Vetëm 60 euro kap ofertën Al Inclusive të “Sharr Travel” në Aqua Fafa
    Nga Rubrika
    Lajme09 Shtator 2024
    Ngjarjet e ditës: 9 shtator 2024 09:50- OneFor Kosova dhe Shoqata Down Syndrome Kosova nënshkruajnë marrëveshje bashkëpunimi në mbështetje të shërbimeve terapeutike...
    Lajme09 Shtator 2024
    Hajdar Beqa, deputeti i “Partisë Demokratike të Kosovës” ka folur për Front Online lidhur me sesionin vjeshtor të Kuvendit. Beqa nuk ka...
    Lajme09 Shtator 2024
    Ansambli Kombëtar “SHOTA” ka fituar çmimin kryesor në Festivalin Ndërkombëtar të Folklorit në Zamora të Spanjës. Kështu ka bërë të ditur ministri...
    Të tjera
    Bota/Rajoni09 Shtator 2024
    Sipas një raporti të ri nga një grup që monitoron pasurinë në botë, Elon Musk është në rrugën e tij për t’u...
    Lajme09 Shtator 2024
    Gjatë muajit shtator pritet që Kuvendi i Kosovës t’i rikthehet punës në sesionin vjeshtor. Kuvendi gjatë sesionit pranveror të këtij viti ka...
    Lajme09 Shtator 2024
    Kryesia e Kuvendit po rikthehet në obligimet e saj. Sot ata për mblidhet për të diskutuar sërë çështjesh me rëndësi. Më poshtë...
    Bota/Rajoni09 Shtator 2024
    Një konflikt mes dy të rinjve ka përfunduar në shkrepjen e armës pasditen e të dielës në Golem të Shkodrës. 29-vjeçari Renaldo...
    Lifestyle09 Shtator 2024
    Dashi Horoskopi i datës 9 shtator 2024 nga Christine Haas Gjatë kësaj dite do keni dëshira të çmendura dhe jo të gjitha...
    Lifestyle09 Shtator 2024
    Uji është tejet i rëndësishëm për shëndetin tuaj. Nëse jeni vazhdimisht të hidratuar, nivelet e glukozës në gjak do të jenë të...

    FrontOnline, © 2024 Të gjitha të drejtat e rezervuara.