×
  • Lifestyle
  • Lifestyle

    Çfarë i ndodh organizmit kur nuk pini ujë?

    FrontOnline
    09 Shtator 2024

    Uji është tejet i rëndësishëm për shëndetin tuaj. Nëse jeni vazhdimisht të hidratuar, nivelet e glukozës në gjak do të jenë të ulëta dhe në këtë mënyrë do të menaxhoni më mirë insulinën.

    Kjo është veçanërisht e rëndësishme për diabetikët. Disa studime sugjerojnë se hidratimi i duhur ju ndihmon të shmangni diabetin e tipit 2.

    Informacionet bazë për glukozën në gjak

    Glukoza është një nga sheqernat që trupi përdor për energji.

    Kur ju konsumoni karbohidrate, trupi juaj i kthen ato në glukozë.

    Të dhënat tregojnë se, ushqimet që përthithen më lehtë dhe më shpejtë siç janë sheqernat e rafinuara dhe mielli i bardhë rrisin menjëherë nivelet e glukozës në gjak.

    Ndërkohë që ushqimet më pak të rafinuara, siç janë drithërat e plota shkaktojnë një rritje të qëndrueshme por edhe të ngadaltë të nivelit të glukozës në gjak.

    Me rritjen e këtyre niveleve, trupi çliron insulinë që detyron qelizat të akumulojnë glukozën dhe të pakësojnë sasinë e lëshuar në qarkullimin e gjakut.

    Diabeti ndodh kur njerëzit krijojnë një lloj rezistence ndaj insulinës ndërkohë që nivelet e glukozës në gjak mbeten të larta.

    Faktori hidratim

    Nëse jeni të shqetësuar për glukozën në gjak, atëherë sigurohuni që jeni vazhdimisht të hidratuar.

    Kur jeni të dehidratuar, organizmi prodhon një hormon të quajtur vasopresinë.

    Vasopresina detyron veshkat të mbajnë lëngjet dhe mëlçinë të prodhojë sheqerna në gjak.

    Kjo rrit në mënyrë të pashmangshme nivelet e glukozës në gjak. Me kalimin e kohës, kjo situatë mund të shkaktojë rezistencë ndaj insulinës.

    Ndërlidhja me diabetin

    Pavarësisht nevojës për konfirmime të mëtjeshme shkencore, dehidratimi mund të shkaktojë hiperglicemi kronike ose nive të lartë glukoze në gjak dhe rrjedhimisht diabet.

    Një studim i kohëve të fundit që ka zgjatur 9 vjet, me subjekt 3,615 të rritur, zbuloi se njerëzit që pinin shumë ujë, ishin më pak të rrezikuar nga hiperglicemia, ndërkohë që ata që pinin më pak ujë kishin më shumë gjasa të prekeshin nga hiperglicemia.

    Hidratim i shëndetshëm

    Të qenit të hidratuar ndihmon organizmin të shpërndajë në mënyrë të drejtë ushqyesit, të largojë mbetjet e dëmshme dhe të rregullojë temperaturën e trupit.

    Kur jeni të dehiratuar, ju mungon energjia, vigjilenca, përqendrimi, madje mund të përjetoni edhe tension të ulët të gjakut.

    Femrat kanë nevojë për rreth 8- 9 gota ujë ose lëngje të tjera që të jenë të hidratuara.

    Meshkujt nga ana tjetër kanë nevojë për 10-11 gota lëngje në ditë. Shumica e pijeve përfshirë kafenë, çajin dhe qumështin, plotësojnë këtë nevojë.

    Por pijet e gazuara ose të sheqerosura kontribuojnë në rritjen e nivelit të glukozës në gjak./AgroWeb.org

    “Petrol Company” në natën e “Kurban Bajramit” e bën me shtëpi të re familjen nga Skenderaj
    Nga Rubrika
    Lifestyle10 Tetor 2024
    Dashuria është baza e çdo marrëdhënieje, por ka një kusht tjetër shumë të rëndësishëm për një marrëdhënie të shëndetshme dhe të lumtur,...
    Lifestyle08 Tetor 2024
    Krizat apo fryrja janë vetëm disa nga llojet e ndryshme të dhimbjeve të stomakut. Por çfarë kuptimi kanë dhe kur duhet të...
    Lifestyle07 Tetor 2024
    Dashi Gjatë kësaj dite do arrini që të realizoni synimet tuaja në punë dhe të merrni më shumë nga sa kishit parashikuar....
    Të tjera
    Lajme10 Tetor 2024
    Për të premten parashikohet të mbajë mot me vranësira dhe intervale me diell, ku pritet kohë pas kohe dhe lokalisht të ketë...
    Vip10 Tetor 2024
    Luiz Ejlli ka lansuar duetin me Teuta Selimin, transmeton Front Online. Kënga mes dy aritstëve të njohur, titullohet ‘Lamtumirë’. Ky projekt u...
    Lajme10 Tetor 2024
    Policia e Kosovës njofton se me datë 09.10.2024 një viktimë mashkull rreth 35 vjeç ka raportuar në polici se ishte sulmuar fizikisht...
    Lajme10 Tetor 2024
    Partia Demokratike e Kosovës shënoi sot 25 vjetorin e themelimit. Duke folur për këtë përvjetor, kryetari i këtij subjekti, Memli Krasniqi, tha...
    Lajme10 Tetor 2024
    Deputetët e Kuvendit të Kosovës do të mblidhen nesër në një seancë të jashtëzakonshme në ora 12:00. Në këtë seancë do të...
    Lajme10 Tetor 2024
    Kryetari i Asociacionit të Komunave të Kosovës, Agim Aliu, tha se katër komunat e pjesës veriore të Kosovës janë pjesë e Asociacionit...

    FrontOnline, © 2024 Të gjitha të drejtat e rezervuara.