×
  • Lajme
  • Ekonomi
  • Ekonomi

    Bajrami shpalos planet për përkrahjen e sektorit privat pas pandemisë, fokusi në Fondin për Garanci Kreditore

    FrontOnline
    10 Korrik 2020

    Ministrja e Financave dhe Tranfereve, Hykmete Bajrami tha se Ministria e Financave po pret aprovimin e buxhetit të rishikuar nga ana e Kuvendit ashtu që të mund të ekzekutojë mjetet e parapara në pakon emergjente fiskale si dhe në pakon e rimëkëmbjes. Ministrja Bajrami sqaroi se Pako e Rimëkëmbjes përfshin edhe lehtësimin në qasjen e bizneseve në financa përkatësisht.

    “Tek Pakoja për Rimëkëmbje Ekonomike jemi fokusuar shumë tek qasja në financa dhe instrumente të tilla prej të cilave bizneset mund të përfitojnë bazuar në parimet dhe kriteret e njëjta por edhe ky përfitim mund të jetë shumë afatgjatë. Jemi duke punuar me Fondin për Garanci Kreditore që të hapen disa dritare për disa sektorë. Ne kemi marrë përgjegjësinë që gjatë këtij viti dhe vitit tjetër ta rrisim kapitalin e Fondit për Garanci Kreditore deri në 100 milionë euro dhe mbulueshmëria e rrezikut për këto kredi të jetë deri në 80%. Gjithashtu si Qeveri gjatë kohës së pandemisë ne do të bartim komplet tarifën të cilën e ngarkon Fondi për Garanci Kreditore,” tha Ministrja Bajrami ndërsa shtoi se me vendimin e Qeverisë së Republikës së Kosovës, Avdullah Hoti, qytetarët do të kenë mundësinë që në mënyrë vullnetare të tërheqin 10% nga mjetet e tyre të kursyera të fondit pensional.

    Ministrja Bajrami tha se sektori i teknologjisë së informacionit do të ketë vëmendjen e Qeverisë për shkak të mundësive të shumta që ofron ky sektor për punësimin e rinisë së Kosovës, duke theksuar se Ministria që ajo drejton dhe Qeveria e Kosovës në përgjithësi janë të interesuar në incentivat që mund të ofrojë shteti për fuqizimin e sektorit të teknologjisë dhe digjitalizimit përmes investimeve dhe trajnimeve.

    Ministrja sqaroi më tej se është krijuar një grup punues për përpilimin e udhëzimit administrativ për pushimet tatimore për investimet e reja, ndërsa në të njëjtën kohë në ditët në vijim do të përpilohet edhe kalendari i akcizës, i cili do të rriste parashikueshmërinë në mesin e bizneseve që i nënshtrohen detyrimeve të akcizës, ndërsa me qëllim të përkrahjes së sektorit të gastronomisë po rishikohet propozimi i komuniteti të biznesit për ulje të tatimit mbi vlerën e shtuar nga 18% në 8%.

    Përfaqësuesit e bizneseve anëtare të Odës Amerikane ishin pjesë aktive e këtij forumi dhe dhanë rekomandimet e tyre mbi përkrahjen e kësaj ministrie dhe shtetit në përgjithësi dhe mënyrave më efikase se si mund të ndihmohet sektori privat por edhe ekonomia e Kosovës për dalje nga kriza e shkaktuar nga pandemia. Disa nga çështjet e ngritura nga përfaqësuesit e sektorit privat ishin tkurrja e buxhetit dhe investimeve kapitale, zbritja e numrit të punëtorëve nëpër ndërmarrje dhe bashkëpunimi mes organeve qeverisë dhe sektorit privat në Kosovë.

    Nga Rubrika
    Lajme15 Mars 2025
    Kryetari i NISMA-s, Fatmir Limaj, ka falënderuar të gjithë qytetarët që kanë votuar për këtë parti në zgjedhjet e 9 shkurtit, duke...
    Lajme15 Mars 2025
    Lëvizja Vetëvendosje 48 deputetë, PDK 24, LDK 20, AAK-NISMA 8, 9 deputetë Lista Serbe, 1 mandat e ka fituar ZSPO e Nenad...
    Lajme15 Mars 2025
    35 kuti të votimit të Vushtrri kanë shkuar në rinumërim, nga 96 që ishin në total. Nacionale raporton me burime se shpërputhje...
    Të tjera
    Lajme15 Mars 2025
    Visar Azemi nga Lidhja Demokratike e Kosovës thotë se rritja e sërishme e çmimit të rrymës është abuzim me durimin e qytetarëve,...
    Bota/Rajoni15 Mars 2025
    Qindra mijëra njerëz raportohet të jenë mbledhur në Sheshin Sllavija në qendër të Beogradit, mbrëmjen e së shtunës. Kërkesë kryesore e protestuesve...
    Bota/Rajoni15 Mars 2025
    Ministri i Punëve të Jashtme të Serbisë, Marko Gjuriq, është fotografuar duke i vëzhguar protestuesit nga dritarja e ndërtesës së kësaj ministrie....
    Lajme15 Mars 2025
    Presidentit autoritar të Serbisë, Aleksandar Vuçiq kur i nevojiten përkrahësit ata i gjen edhe në komunat me shumicë serbe në Kosovë. Dhe...
    Lajme15 Mars 2025
    Eugen Cakolli nga DNV, ka reaguar për shpalljen e rezultateve përfundimtare të zgjedhjeve të 9 shkurtit nga ana e KQZ-së, duke theksuar...
    Bota/Rajoni15 Mars 2025
    Ministria e Punëve të Brendshme të Serbisë ka njoftuar sot se, sipas vlerësimeve policore, në protestat e studentëve në të gjitha lokacionet...
    -->

    FrontOnline, © 2025 Të gjitha të drejtat e rezervuara.