×
  • Lajme
  • Ekonomi
  • Ekonomi

    Bajrami: Rritja e çmimit të rrymës me pasoja të rënda për qytetarët, do të shtrenjtohen edhe buka, vaji e sheqeri

    FrontOnline
    22 Mars 2025

    Ish-ministrja e Financave dhe nënkryetarja e LDK-së, Hykmete Bajrami, ka reaguar pas deklarimeve të kryetarit të Bordit të ZRRE-së, se rryma nga 1 prilli i këtij viti do të shtrenjtohet dhe se ata që kanë paguar 50 euro, do të paguajnë 58.

    Bajrami ka thënë se kjo rritje do të ketë pasoja të rënda për ekonominë e vendit dhe për mirëqenien e qytetarëve.

    Bajrami thotë se rritja e çmimit të energjisë “është goditja e parë, por jo e fundit, sepse kur bizneseve u rriten shpenzimet, atëherë çmimet e të gjitha produkteve bazë do të rriten përsëri si: çmimi i bukës, qumështit, vajit, sheqerit, transportit dhe çdo produkti tjetër të domosdoshëm për jetesë”.

    Reagimi i plotë:

    Zbatimi i vendimt të ZRRE-së do të ketë pasoja të rëndë për ekonominë e vendit dhe mirëqenien e qytetarëve.

    Nga 1 prilli i këtij viti, çmimi i energjisë rritet me 15%. Kryetari i Bordit të ZRRE-së thotë: “Nëse keni paguar 50€, tani do të paguani 58€” (në të vërtetë, rritja prej 15% e çon faturën në 57.5€ jo në 58).

    Por janë disa fakte që duhet të thuhën zëshëm:

    ❌ Shumica e familjeve nuk paguajnë 50€ në muaj, por më shumë.

    ❌ Rritja prej 15% e çmimt të energjisë për shpenzuesit komercial (bizneset) është drejtpërdrejtë kosto shtesë për të gjitha produktet dhe shërbimet e tyre.

    ❌ Rritja e çmimit të energjisë është goditja e parë, por jo e fundit, sepse kur bizneseve u rriten shpenzimet, atëherë çmimet e të gjitha produkteve bazë do të rriten përsëri si: çmimi i bukës, qumështit, vajit, sheqerit, transportit dhe çdo produkti tjetër të domosdoshëm për jetesë.

    ❌ Pra, standardi i jetesës në vitin 2025 do të jetë më i ulët se ai i vitit 2020.

    ❌Shto këtu faktin se ZRRE-ja po i hedh në treg të hapur 1000 kompanitë më të mëdha të vendit. Sipas vendimit të ZRRE-së nga 1 qershori i këtij viti KESCO nuk e ka obligim t’i furnizoj më me energji elektrike këto kompani, ato duhet ta blejnë energjinë në tregun e hapur. Praktikisht kjo do të thotë se këto 1000 kompani nuk mund ta blejnë energjinë që prodhon KEK-u, por duhet të blejnë energji të importuar me çmim se paku dyfish me të shtrejt (shih çmimet në bursë), me që rast një pjesë e tyre edhe mund të falimentojnë, disa do të përfundojnë me largim nga puna të punëtorëve për të ulur shpenzimet, e të gjitha do të detyrohen t’i rrisin çmimet për të mbijetuar, gjë që do t’i bëj ato jo konkurruese në tregun vendor dhe atë ndërkombëtar, rrjedhimisht kjo qon deri te lulëzimi i importit edhe ashtu tepër i lartë.

    ❌Pyetja: Kush përfiton nga ky vendim?

    ❌Përgjigja: KESCO dhe tregtarët e energjisë, apo siç i quante Kurti kur ishte në opozitë: “mafia energjetike”.

    Është e qartë se zbatimi i këtij vendimi çon drejt rrënimit të ekonomisë dhe mirëqenies së qytetarëve.

    PS.

    Sipas ZRRE-së, në Kosovë janë 19 kompani të licencuara për tregti me energji elektrike, e në mesin e tyre kish të tilla që hynë në top dhjetshën e kompanive kosovare për nga qarkullimi, për vitin 2024. Vetëm ky fakt tregon mjaftushëm në çfarë gjendje jemi.

    Nga Rubrika
    Lajme25 Mars 2025
    Emisari Special i BE’së për dialogun Kosovë-Serbi, Peter Sorensen sot është takuar në Beograd me presidentin serb, Aleksandër Vuciq, kryediplomatin serb, Marko...
    Lajme25 Mars 2025
    Një gjuajtje me armë zjarri ka ndodhur para pak minutash në rrugën “Bajram Kelmendi”, në Prishtinë. Lajmin për Front Online e ka...
    Lajme25 Mars 2025
    Policia e Kosovës ka konfirmuar që në Prishtinë ka pasur gjuajtje me armë, të martën. Dy persona janë lënduar dhe janë dërguar...
    Të tjera
    Lajme25 Mars 2025
    Xhaxhai i Ardit Zymberit, 19-vjeçarit që humbi jetën si pasojë e një sulmi me armë zjarri, ka thënë se ka pranuar ngushëllime...
    Lajme25 Mars 2025
    Gjatë kësaj jave vendi ynë do të mbetet nën ndikimin e kushteve të paqëndrueshme atmoferike. Si rrjedhojë, gjatë gjithë javës parashihen vranësira...
    Bota/Rajoni25 Mars 2025
    Drejtuesi politik i koalicionit Euroatlantik, Lulzim Basha, ishte sot në Elbasan, ku prezantoi kandidatët e partisë për deputetë të këtij qarku në...
    Lajme25 Mars 2025
    Ministri i Bujqësisë, Faton Peci, është pyetur lidhur me shtrenjtimin enorm të kilogramit të specave në Kosovë. Peci në një intervistë në...
    Lajme25 Mars 2025
    Ministrit të kabinetit qeveritar Kurti 2 nga komuniteti turk i Kosovës të martën iu ngrit aktakuzë për sulm fizik, në atë që...
    Bota/Rajoni25 Mars 2025
    Presidenti i Shqipërisë, Bajram Begaj, u takua sot me homologun e tij austriak, Alexander Van der Bellen. Van der Bellen, pos për...
    -->

    FrontOnline, © 2025 Të gjitha të drejtat e rezervuara.