×
  • Lajme
  • Lajme

    Bajrami-Orlando diskutojnë për bashkëpunimin në ekonomi dhe financa

    FrontOnline
    29 Shtator 2020

    Ministrja e Financave, Hykmete Bajrami, priti sot në takim ambasadorin italian në Prishtinë, Nicola Orlando, me të cilin ka biseduar në lidhje me fuqizimin e bashkëpunimit ndërmjet Kosovës dhe Italisë në fushën e ekonomisë dhe financave.

    Bajrami e njoftoi ambasadorin Orlando për situatën ekonomike dhe makrofiskale në vendin tonë dhe për efektet e shkaktuara nga pandemia.

    Ajo i shpjegoi diplomatit italian veprimet dhe aktivitetet e ndërmarra nga Qeveria e Kosovës në funksion të zbatimit të masave që derivojnë nga programi për Rimëkëmbje Ekonomike.

    Nga ana e tij, ambasadori Orlando konfirmoi se Italia është e angazhuar për të ndihmuar Kosovën në tejkalimin e situatës së përgjithshme të krijuar nga pandemia COVID-19 si dhe shprehu interesimin e shtetit italian për rritjen e bashkëpunimit ekonomik ndërmjet dy vendeve.

    Palët u dakorduan që të intensifikojnë bashkëpunimin ndërshtetëror në drejtim të krijimit të një mjedisi të përshtatshëm, i cili do të inkurajonte shtimin e investimeve nga kompanitë italiane në Republikën e Kosovës.

    Nga Rubrika
    Bota/Rajoni03 Mars 2026
    Presidenti amerikan, Donald Trump, ka deklaruar se Marina e SHBA-së do të fillojë shumë shpejt të shoqërojë cisternat që kalojnë nëpër Ngushtica...
    Bota/Rajoni03 Mars 2026
    Asambleja e Ekspertëve të Iranit këtë të marte ka zgjedhur liderin e ri suprem të vendit. Mediat iraniane raportojnë se lideri i ri është...
    Bota/Rajoni03 Mars 2026
    Tensionet në Lindjen e Mesme janë përshkallëzuar ndjeshëm gjatë ditëve të fundit, pas një seri sulmesh dhe kundër‑sulmesh midis Shteteve të Bashkuara...
    Të tjera
    Vip03 Mars 2026
    Rogerti ka lënë përfundimisht shtëpinë e Big Brother VIP Albania. Në një diskutim me Monikën, kjo e fundit i tha që është...
    Sport03 Mars 2026
    Mërgim Vojvoda ka humbur një mundësi të artë të kalonte Comon në epërsi ndaj Interit, në gjysmëfinalen e Kupës së Italisë. Mbrojtësi...
    Lajme03 Mars 2026
    Ramush Haradinaj, për herë të parë ka bërë publike letrat drejtuar Abdixhikut dhe Hamzës, me datë 21 janar të këtij viti, duke kërkuar...
    Lajme03 Mars 2026
    Përkunder takimeve të ditëve të fundit, partitë politike në vend nuk kanë arritur të pajtohen për një president konsensual. Analisti politik Albert...
    Lajme03 Mars 2026
    Deputetja e PDK-se Arbnora Salihu ka njoftuar se propozimi i saj për zgjerimin e fushëveprimtarisë së Komisionit për Kulturë, Turizëm dhe Sport,...
    Lajme03 Mars 2026
    Ish-shefi i BIA-s, Aleksandar Vulin, aktualisht kryetar i Lëvizjes Socialiste në Serbi, ka kërcënuar me sulme kundër Kosovës, kryeministrit Albin Kurti dhe...

    FrontOnline, © 2026 Të gjitha të drejtat e rezervuara.