×
  • Lajme
  • Lajme

    Bajrami: Koha ta ndryshojmë rregulloren e Kuvendit, të mundësohet votimi në distancë

    FrontOnline
    09 Korrik 2020

    Ministrja e Financave e Kosovës, Hykmete Bajrami, ka thënë se është koha që të ndryshohet Rregullorja e Kuvendit e të mundësohet votimi në distancë.

    Ajo ka bërë thirrje të bëhet kjo sa më shpejt e të kalohen marrëveshjet ndërkombëtare dhe rishikimi i Buxhetit.

    Në një postim të mëhershëm ajo ka thënë se burimet financiare për implementimin e pakos emergjente janë siguruar nga Ministria e Financave, por nuk mund të ekzekutohen pa kalim të rishikimit të Buxhetit.

    Postimi i plotë i Bajramit në Facebook:

    Është koha ta ndryshojmë Rregulloren e Kuvendit, të votojmë rishikimin e Buxhetit dhe Marrëveshjet Ndërkombëtare. Sot në seancën plenare të Kuvendit të Republikës së Kosovës nuk kaluan marrëveshjet ndërkombëtare për financim të disa projekteve në shumë monetare prej rreth 62 milionë euro. Është tepër me rendësi që sa më parë të ndryshohet Rregullorja e Kuvendit të Republikës së Kosovës në mënyrë që të mundësohet votimi në distancë. Sot, shumë deputetë nuk ishin prezent për shkak të pandemisë, pasi një pjesë e tyre edhe janë prekur me COVID-19. Në këtë situatë të krizës, të ballafaqimit me pandeminë, rishikimi i Buxhetit është jetik për Republikën tonë. Votimi i të gjitha marrëveshjeve ndërkombëtare, sidomos atyre për huamarrje është jetik, për shkak se krijohen mundësi për rimëkëmbje ekonomike dhe përballim të situatës me COVID-19. Secili prej nesh kemi obligim ndaj bizneseve dhe ndaj qytetarëve që këto marrëveshje të votohen. Sepse nga taksat e qytetarëve e të bizneseve paguhen ministrat e qeverisë, deputetët dhe mbi 80 mijë zyrtarë publikë. Të nderuar deputetë, Ju ftoj që ta ndryshoni sa më shpejtë Rregulloren e Kuvendit dhe të votohet rishikimin i Buxhetit. Të votohen marrëveshjet ndërkombëtare dhe të ecim tutje. Vota pro rishikimit të buxhetit dhe marrëveshjeve ndërkombëtare është votë para se gjithash për qytetarët e vendit tonë.

    Nga Rubrika
    Sport03 Mars 2026
    Barcelona ka shënuar fitore 3-0 ndaj Atletico Madrid në ndeshjen kthyese gjysmëfinale të Kupës së Mbretit, por kjo nuk ka mjaftuar për të...
    Sport03 Mars 2026
    Mërgim Vojvoda ka humbur një mundësi të artë të kalonte Comon në epërsi ndaj Interit, në gjysmëfinalen e Kupës së Italisë. Mbrojtësi...
    Sport03 Mars 2026
    Barcelona ka synim që sonte ta bëjë “të pamundurën, të mundur”, në përballje me Atletico Madridin. Në ndeshjen që luhet sonte me...
    Të tjera
    Lajme04 Mars 2026
    Autoriteti Kosovar i Konkurrencës ka pezulluar përkohësisht nga puna Gresa Latifin, e cila ka shërbyer si inspektore hetuese në Divizionin e Marrëveshjeve...
    Lajme04 Mars 2026
    Ministria e Infrastrukturës dhe Transportit njofton se të mërkurën, më 4 mars 2026, në kuadër të punimeve në projektin e zgjerimit të...
    Lajme04 Mars 2026
    Mbi vendin tonë mot sot pritet të jetë i vranët, me intervale dielli. Sipas parashikimit të Institutit Hidrometeorologjik të Kosovës, temperaturat do...
    Lajme04 Mars 2026
    Në kohën kur institucionet e vendit tashmë janë të konstituuara dhe qeveria në funksion, mundësia për shkuarje sërish në zgjedhje po konsiderohet...
    Lajme03 Mars 2026
    Ish-deputeti i Lëvizjes Vetëvendosje, Nasuf Bejta, ka deklaruar se aktualisht nuk ekziston “matematikë” që do ta mundësonte zgjedhjen e Vjosa Osmani për...
    Bota/Rajoni03 Mars 2026
    Forcat e Mbrojtjes së Izraelit (IDF) thonë se kanë vrarë komandantin e Forcës Quds të Iranit në Liban, Daoud Ali Zadeh, në...

    FrontOnline, © 2026 Të gjitha të drejtat e rezervuara.