
Deputeti i Vetëvendosjes, Mefail Bajqinovci ka reaguar ndaj deklaratave të liderit të LDK-së, Isa Mustafa i cili i kontestoi anketat e publikuar nga UNDP.
Bajqinovci ka shkruar se populli nuk po i beson më Isa Mustafës, raporton Gazeta Blic.“Ise, shefi yt Hashimi, përmes vulës së Gjykatës ka thënë se Qeveria e ka shkelë Kushtetutën. E në të vërtetë, ashtu siç dekreti presidencial rishkrues i Kushtetutës është antikushtetues, po aq edhe veprimet e Qeverisë për ruajtjen e jetës dhe shëndetit të qytetarëve kanë qenë absolutisht të mbështetura në Kushtetutë”, ka shkruar ai.
Reagimi i plotë:
Isë,Po të ndihmojmë pak me i kuptu statistikat dhe me i lexu mesazhet e brendshme të tyre.
Paske thënë si ka mundësi me pas pëlqyeshmëri kaq të lartë një Qeveri që na e paska shkelë Kushtetutën dy herë.Pra, Isa pak a shumë, ose nën rreshta, e paska nënçmu standardin e vlerësimit të popullit.Ngo Isë, të jesh i sigurt që populli ynë që ka luftuar aq shumë për liri, pavarësi, shtet e Kushtetutë e të drejta kurr nuk e përkrahë një Qeveri që e shkelë Kushtetutën. Pra as Qeveria Kurti nuk e ka shkelë Kushtetutën në kohën e pandemisë.Ise, shefi yt Hashimi, përmes vulës së Gjykatës ka thënë se Qeveria e ka shkelë Kushtetutën. E në të vërtetë, ashtu siç dekreti presidencial rishkrues i Kushtetutës është antikushtetues, po aq edhe veprimet e Qeverisë për ruajtjen e jetës dhe shëndetit të qytetarëve kanë qenë absolutisht të mbështetura në Kushtetutë.Prandaj prof, populli nuk po u beson juve, e as institucioneve të drejtësisë që i keni kapur. Kaq e thjeshtë është prof. Shnet.