
Kryetari i Mitrovicës Agim Bahitiri në Debat Plus ka folur për koalicionin e formuar sot në Mitrovicë nga ana e LDK-AKR-PD, ku sic thotë ai nuk frikësohet sepse ai i ka mundur vetë të gjithë ata, tha Bahtiri.
Bahtiri ka folur edhe për zhvillimet e fundit politike në vend, ku sipas Bahtirit, po të ishte gjallë Rugova nuk do ta rrëzonte qeverinë në këtë kohë.
“Për veprimet që i ka bërë në nivel qendror do ti shihni pasojat më vonë, unë do të mendoj për zgjedhje e ardhshme se a do të jem kandidat për kryetar të Mitrovicës, por nëse do të jem ajo dihet se unë i kam mundur veç vetë të gjithë ata, unë nuk jam vetë. LDK e shoh në dy shtylla ku në njërin shtyllë e përkrahi, Po të ishte gjallë Rugova asnjëherë nuk do ta kishte rrëzuar qeverinë Kurti në këtë situatë”, tha ai