×
  • Lajme
  • Lajme

    Babai i Elizabetës kërkon kujtimin e saj

    FrontOnline
    06 Gusht 2020

    Mosvendosja e emrit të Elizabeta Hasanit në pllakën përkujtimore në Mitrovicë, në vendin ku ajo humbi jetën më 13 mars 1999 gjatë një shpërthimi granate në tregun e qytetit, për babanë e saj, Rrahimin, është e dhimbshme.

    “Më dhemb zemra, beso. Duhet të dihet kush është duke pushuar aty. Duhet t’ia vendosin emrin dhe mbiemrin, të dihet kush është duke pushuar, se kështu pa emër, si e panjohur. Kur e ka emrin aty, edhe mua zemra më pushon, më vjen më lehtë. A kështu po më duket keq, shumë keq”, thotë Hasani në një bisedë për Radion Evropa e Lirë.

    Më 13 mars të këtij viti, Komuna e Mitrovicës ka zbuluar pllakën përkujtimore për viktimat që pësuan pas shpërthimit në treg në vitin 1999. Aty vdiqën 7 persona dhe u plagosën 128 të tjerë. Në pllakën përkujtimore u shkruan vetëm 6 emra, por jo edhe emri i shtatë, që ishte vajza 5-vjeçare e një familjeje rome. Nga komuna kanë deklaruar se ky lëshim ka ndodhur për shkak të mungesës së informatave.

    Babai i saj, Rrahimi, në atë kohë ishte në Itali. Tash është pensionist dhe jeton në Podgoricë. Pos Elizabetës, gjatë këtij shpërthimi është lënduar rëndë edhe vajza tjetër.

    “Bashkëshortja, e cila ndërkohë ka ndërruar jetë, më ka treguar se ajo ka dashur të blejë djathë dhe i ka lënë fëmijë aty në një qoshe. Njëra vajzë ishte e plagosur në të dy këmbët prej asaj bombe, ndërsa Elizabeta ka vdekur në vend”, tregon Hasani.

    Viktimat po harrohen në mungesë të dokumentacionit
    Dy dekada pas luftës së fundit në Kosovë, vërehen pasojat e dëmshme të mungesës së dokumentacionit të duhur për viktimat e luftës së viteve 1998-1999.

    Elizabeta Hasani e lindur më 4 maj 1994, është vetëm një nga viktimat që është harruar.

    Me mosdokumentimin e ngjarjeve të luftës, sipas analisti ligjor në Fondin për të Drejtën Humanitare, Amer Alija, ekziston rreziku të harrohen edhe raste të tjera.

    “Normalisht që një harresë e tillë ka të bëjë me dokumentimin e mangët dhe në këtë mënyrë krijohet një narrativë jo e saktë dhe gjeneratat e reja nuk do të kenë informatat sakta së çfarë ka ndodhur në atë rast nëse bazohen vetëm në përshkrimin e pllakës”, thotë Alija.

    Sipas tij, shteti asnjëherë nuk është marrë me këtë masakër që kishte ndodhur në Mitrovicë.

    “Familja sigurisht kërkon edhe drejtësi. Duhet të hapet edhe një procedurë gjyqësore nëse Prokuroria arrin të zbulojë personat që e kanë vendosur atë eksploziv në treg. Sipas informacioneve tona, dy dekada nga përfundimi i luftës, nuk ka pasur një procedurë gjyqësore lidhur me këtë ngjarje”, thotë Alija.

    Komuna e Mitrovicës zotohet se do të shkruhet edhe emri i Elizabetës
    Nënkryetari i Komunës së Mitrovicës, Faruk Mujka, thotë për Radion Evropa e Lirë se emri i Elizabeta Hasanit do të shkruhet në pllakën përkujtimore.

    Kjo do të ndodhë, sipas tij, pasi të kontaktojnë familjen e saj dhe të shikojnë nëse ka edhe ndonjë viktimë që të mos përsëritet gabimi dhe të harrohet dikush tjetër.

    “Gabim ka qenë, por i paqëllimshëm. Në mungesë të informatave, në mungesë të shënimeve zyrtare ka ndodhur shtypja e gjashtë emrave që kanë figuruar në Këshillin për të Drejtat e Njeriut në Mitrovicë dhe në Zyrën Rajonale për viktimat e luftës. Bazuar në të dhënat e tyre, ne kemi shtypur këta gjashtë emra”, thotë Mujka.

    Deputetët e Kuvendit të Kosovës, Albert Kinolli dhe Veton Berisha, që vijnë nga radhët e komunitetit rom dhe egjiptian, kanë thënë se është e papranueshme mospërfshirja e emrave të komunitetit rom dhe egjiptian në pllakat përkujtimore.

    Gjatë luftës në Kosovë humbën jetën rreth 13,500 persona, ndërsa 1,600 ende konsiderohen të pagjetur.

    Nga Rubrika
    Lajme21 Gusht 2025
    Shefja e grupit parlamentar të LDK-së, Hykmete Bajrami, ka reaguar pas moscertfikimit të Listës Serbe për zgjedhjet lokale të 12 tetorit. Bajrami...
    Lajme21 Gusht 2025
    Gjykata Supreme ia ka kthyer për përmirësim Gjykatës së Apelit rastin ndaj Dardan Krivaqës dhe Arbër Sejdiut. Kështu konfirmoi, zëdhënësja e Supremes,...
    Lajme21 Gusht 2025
    Komisioni Qendror i Zgjedhjeve i Kosovës nuk e ka certifikuar Listën Serbe – partinë më të madhe të serbëve të Kosovës –...
    Të tjera
    Lajme21 Gusht 2025
    Anëtari i KQZ’së nga VV, Sami Kurteshi, ka thënë se Lista Srpska ka të kaluar dhe të tashme terroriste. “Ne e kemi...
    Bota/Rajoni21 Gusht 2025
    Një histori prekëse e një shqiptari ka marrë vëmendje në Gjermani. Kadri Mahmuti, u bë baba në Paris në vitin 1979. Por...
    Lajme21 Gusht 2025
    E ngarkuara me punë e Shteteve të Bashkuara të Amerikës në Kosovë Anu Prattipati, është deklaruar pas takimit që ka pasur me...
    Lajme21 Gusht 2025
    Komisioni Qendror i Zgjedhjeve ka nisur sot në orën 17:00 mbledhjen e radhës, në kuadër të përgatitjeve për Zgjedhjet Lokale 2025. Në...
    Lajme21 Gusht 2025
    Të enjten rreth orës 15:30 një vetaksident me fatalitet ka ndodhur në fshatin Jabllanicë të Gjakovës. Rastin për Front Online e ka...
    Lajme21 Gusht 2025
    Gjykata Kushtetuese në aktgjykimin e fundit konstatoi se Lëvizja Vetëvendosje ka bërë shkelje duke insistuar çdo dy ditë nëpërmjet kryesuesit të seancës...
    -->

    FrontOnline, © 2025 Të gjitha të drejtat e rezervuara.