×
  • Lajme
  • Front TV
  • Front TV

    Azemi kritikon deputetët: Ata po vazhdojnë luksin e kompanitë private po falimentojnë

    FrontOnline
    27 Gusht 2020

    Sindikata e Punëtorëve të Sektorit Privat të Kosovës thotë se kompanitë private po vazhdojnë masivisht t’i largojnë nga puna punëtorët dhe ndër të tjera ka bërë kritika për deputetët e Kuvendit të Kosovës që nuk votuan Projektligjin për Rimëkëmbje Ekonomike.

    Kryetari i SPSPK-së Jusuf Azemi në një konferencë për media ka deklaruar për me gjendjen e punëtoreve të sektorit privatë. Fillimisht Azemi ka kërkuar nga Qeveria e Kosovës që në listën e pagave për punëtorët shëndetësorë të futen edhe punëtorët teknik dhe ata të sigurimit të qendrave të mjekësisë familjare dhe të spitaleve, ose në të kundërtën ka paralajmëruar që pas një jave do të protestojnë.

    Ai ka theksuar se qeveria me përjashtimin e këtyre punëtoreve nga lista e pagave ka bërë diskriminim.

    “Vendimi qeverisë për pagesën për stafin mjekësor pa përcjelljen e stafit të logjistikës, të QKMF-së dhe të spitaleve në nivel të Kosovës është bërë gabim dhe kërkojmë që gjithë punëtorët teknik që kanë të bëjnë spitalet patjetër duhet të hyn në listën e pagave edhe për 300 euro konform vendimit të Qeverisë për mjaktë sepse në të kundërtën do të jetë këshilli i përgjithshëm do të merr vendim që së paku në fillim do të fillojmë me protesta po do të vijmë edhe deri në bllokimin total të punës. Sepse nëse në të njëjtin ambient punon një mjek patjetër do të jetë një punëtorët teknik dhe një punëtorë i sigurimit, sepse pacientët në rend të parë atakohen me punëtorët e sigurimit dhe ata janë më të rrezikuar se sa mjekët. Kërkojmë që punëtorët teknik dhe të sigurimit duhet të jenë në listën e pagave”, tha Azemi.

    Azemi ka thënë edhe se po vazhdon keqpërdorimi i pakos emergjente, derisa ka thënë se ka shumë punëtorë të cilët janë larguar nga puna veçse kanë kërkuar nga shefat e tyre pagesën e pakos emergjente.

    “Kemi një kompani e mishit në Fushë Kosovë, ku punëtorët kanë kërkuar që pagat e tyre të kthehen por ata në vend se të marrin mjetet kanë marrë largimin nga vendet e punës”, deklaroi Azemi.

    Po ashtu ai tha se punëtorët po largohen nga puna duke u zëvendësuar me punëtorët të rinj me qëllim të ikjes nga pagesa e kontributeve.

    “Po vazhdon largimi masiv i punëtorëve nga vendet e punës me arsyetim që kompanitë nuk janë duke punuar me kapacitet të plotë për shkak të pandemisë por e keqja më e madh është se në vend të tyre punëtorëve po pranohen punëtorë të rinj me qëllim të ikjes së pagesës së kontributeve të punëtorëve që për një kohë të gjatë kanë qëndruar aty dhe ata mendojnë se me largimin e këtyre punëtorëve nga vendi i tyre të punës është në rregull…Kemi dy raste të një kompanie të cilat punojnë me njerëz të karantinuar në Vrellë të Lipjanit dhe në Vranidoll, ku punëtorët janë marrë me njerëz të karantinës dhe ata ende nuk kanë marrë pagesën shtesë”, tha Azemi.

    Mirëpo ai ka treguar edhe njëherë se policia e krimeve ekonomike është duke u marrë me keqpërdorimet që janë bërë karshi kësaj, por që sipas tij nëse ndodhë që policia deklarojnë që nuk ka keqpërdorime atëherë sipas tij edhe policia është e përfshirë në këto keqpërdorime. Por ai thekson që një gjë e tillë nuk e beson të ndodhë.

    Ndonëse janë 10 mijë aplikime që janë bërë me gabime, Azemi kërkon që për gabime të vogla mos të ndëshkohen ata për mos marrje të pagesës.

    Tutje në këtë konferencë Azemi ka folur edhe për Projektligjin e Rimëkëmbjes Ekonomike, ku ka kritikuar deputetët e Kuvendit të Kosovës që kanë shkuar në pushim pa votuar këtë projektligj. Për çka ka thënë se këta deputetë të ndëshkohen kur ata kërkojnë votën e tyre.

    “Nuk e kuptoj mos miratimin e pakos për rimëkëmbjen ekonomik e them me përgjegjësi këtë mosvotim në parlament nuk do ta kishin bërë as armiqtë më të mëdhenjtë të Kosovës. Ftojë gjithë punëtorët e sektorit privat që t’iu kthehet ky borxh parlamentarëve kur ata të kërkojnë votën tonë por të mbajmë mend se ne kur patëm nevojë për ta ata shkuan pushime dhe bëjnë luksin e tyre. Kurse punëtorët e sektorit privat dhe kompanitë janë drejt falimentimit. Shtetin e Kosovës nuk p e falimentojnë shtetet tjera por njerëzit apo mund të themi yndyra ajka që ne i kemi votuar dhe këta na kanë sjellë në gjendje që nuk do t’ia kisha dëshiruar askujt e le mo shtetit të Kosovës”, deklaroi Azemi.

    Kurse për tërheqjen e 10 përqindëshit, Azemi tha se janë mbi 170 mijë punëtorët të sektorit privatë të cilët mund t’i tërheqin 9 deri në 10 euro.

    Ai edhe njëherë ka kërkuar që të ngritët paga minimale.

     

    https://www.facebook.com/FrontOnlineMedia/videos/660982878130973/

    Punimet në rrjet, KEDS njofton për vendet që s’do të kenë rrymë
    Nga Rubrika
    Lajme10 Maj 2024
    Ambasadori gjerman në Kosovë, Jorn Rohde, ka thënë se agjenda e mbledhjes së Komitetit të Ministrave të Këshillit të Europës mund të...
    Lajme10 Maj 2024
    Drejtori i Policisë, Gazmend Hoxha, ka konfirmuar se ish-Shefin e Task-Forcës Antikorrupsion, Shemsi Hazirn e ka transferuar në pozitën e zëvendësdrejtorit të...
    Lajme10 Maj 2024
    Ambasada e Italisë në Prishtinë, ka përgëzuar Qeverinë e Kosovës për lehtësimin e procedurave për të gjithë qytetarët për marrjen e patentë...
    Të tjera
    Lajme10 Maj 2024
    Grumbull i madh i qytetarëve janë duke pritur në Qendrën e Regjistrimit Civil në Prishtinë, raporton FrontOnline. FrontOnline mëson se janë mbi...
    Lajme10 Maj 2024
    Këshilli i Etikës së Universitetit të Prishtinës ka rekomanduar pezullimin e përkohshëm nga puna ndaj profesorit të UP-së, Xhevat Krasniqi. Sipas vendimit,...
    Lajme10 Maj 2024
    Kryetari i Prishtinës, Perparim Rama, ka reaguar lidhur me një faturë për Shërbimin e Arkitektit të Kryeqytetit në vlerë prej 1 milionë...
    Lajme10 Maj 2024
    Deputeti i AAK-së, Bekë Berisha, i cili është edhe kryetar i Komisionit për Siguri, në mbledhjen e sotme të këtij Komisioni ku...
    Sport10 Maj 2024
    Suksesit të Bayer Leverkusenit, i cili me lojën ndaj Romës arriti të kualifikohet në finalen e Lugës së Evropës, i është gëzuar...
    Lajme10 Maj 2024
    Profesori amerikan Daniel Serwer, i cili njeh mjaftë mirë zhvillimet në rajon dhe procesin e dialogut në mes të Kosovës dhe Serbisë...

    FrontOnline, © 2024 Të gjitha të drejtat e rezervuara.