×
  • Lajme
  • Lajme

    Avokatja Gashi: Marrja në pyetje e dëshmitarëve në Hagë po vonon, gjykimi do zgjasë shumë

    FrontOnline
    03 Prill 2024

    Fehmije Gashi, avokatja tjetër e akredituar nga Specialja ka treguar arsyen për vonimin e procesit të gjykimit ndaj ish-krerëve të UCK-së në Hagë.

    Ajo në një-vjetorin e fillimit të procesit ka folur për Front Online lidhur me këtë çështje.

    Gashi deklaron se gjykimi do të zgjasë shumë.

    Ajo thotë se marrja në pyetje e dëshmitarëve po vonon shumë.

    “Në bazë të dëshmitarëve të cilët i ka propozuar prokuroria të cilët janë duke shkuar shumë ngadalë marrja në pyetje e tyre dukët se do të zgjasë shumë. Përveç dëshmitarëve të prokurorisë edhe mbrojtja në këtë rast të pandehurve në Gjykatë Speciale do të ofrojnë shumë dëshmitarë dhe prova për të provuar pafajësinë e tyre. Nuk e di sa mund të jetë periudha kohore por mendoj që do zgjatë shumë gjykimi. Kodi i procedurës penale ndër parimet themelore e ka që kur janë personat paraburgim të zhvillohet një gjykim i drejtë dhe kohë të arsyeshme”, tregon Gashi.

    Gashi ka treguar se si po e sheh procesin e deritanishëm të gjykimit në Hagë.

    “Gjykata po e konsideron që po e kryen punën e saj. Prokuroria dhe avokatët, mbrojta dhe të pandehurit janë palë të barabarta përpara trupit gjykues varësisht nga provat e ofruara merret edhe vendimi. Gjatë marrjes në pyetje të disa të dërguarve të nivelit evropian-botërorë ata edhe pse kanë qenë dëshmitarë të prokurorisë kanë qenë me deklarimet e tyre objektive dhe në favor të pandehurit në rast”, përfundon Gashi.

    Në procesin gjyqësor që po zhvillohet në Hagë, deri më tash janë dëgjuar 54 dëshmitarë.

    Thaçi, Veseli, Krasniqi dhe Selimi ndodhen në paraburgim në Hagë prej nëntorit të vitit 2020, pasi akuzohen për krime lufte dhe krime kundër njerëzimit.

    Ata janë deklaruar të pafajshëm për akuzat që rëndojnë mbi ta.

     

    Më shumë se 3 vjet në paraburgim/ Avokatët për ish-krerët e UÇK-së: Procesi jotransparent, gjykimi mund të zgjasë me vjet

    “Strategjitë t’i lënë përjashta, ta shijojnë këtë eksperiencë të paharrueshme”, u thotë Bruno banorëve të rinj
    Nga Rubrika
    Lajme26 Korrik 2024
    Avokati Arianit Koci e ka cilësuar si të dyshimtë dhe të çuditshme atë që po ndodhë në Serbi me rastin e Faton...
    Lajme26 Korrik 2024
    Kandidati për prokuror të shtetit, D.M (emër i njohur për redaksinë) është ndaluar nga Prokuroria Themelore në Prizren si i dyshuar për...
    Lajme26 Korrik 2024
    Kryetari i Kuvendit të Kosovës, Glauk Konjufca, në gjashtëvjetorin e vdekjes së simbolit të rezistencës kombëtare, Adem Demaçi, bëri homazhe dhe vendosi...
    Të tjera
    Sport26 Korrik 2024
    Ekipi Olimpik i Shqipërisë ka qenë prej shteteve të para që ka parakaluar mbi varka përgjatë lumit Senna në Paris. Shqipëria merr...
    Lajme26 Korrik 2024
    Qeveria e Kosovës ka mbajtur sot një mbledhje në formë elektronike, ku ka marrë një vendim. Në këtë mbledhje, Qeveria ka ndryshuar...
    Lajme26 Korrik 2024
    Sot u bënë 6 vjet që nga vdekja e Adem Demaçit, e për përvjetorin e vdekjes së tij, reaguan shumë figura politike....
    Sport26 Korrik 2024
    Claudio Bravo pretendon se ishte më i mirë se Marc-Andre Ter Stegen kur mbërriti te Barcelona në verën e vitit 2014. Barça...
    Lajme26 Korrik 2024
    Misioni i NATO-s në Kosovë, KFOR, sot ka publikuar një video nga Mitrovica e Veriut dhe nga kufiri i Kosovës me Serbinë...
    Lajme26 Korrik 2024
    Presidentja e vendit, Vjosa Osmani përmes një paraqitje “live” nga Parisi ka thënë se për rreth 30 minuta pritet të fillojë ceremonia...

    FrontOnline, © 2024 Të gjitha të drejtat e rezervuara.