×
  • Lajme
  • Lajme

    Avokati Koci: Mandati maksimal i Tribunalit Special në Hagë është 5 vjet

    FrontOnline
    24 Gusht 2020

    Presidenti i Republikës së Kosovës, Hashim Thaçi, përmes një videomesazhi sonte iu drejtua qytetarëve.

    Ai ndër të tjera në fund foli edhe për Gjykatën Speciale, derisa kërkoi nga Kuvendi që mandati i Speciales të zgjasë deri në njoftimin e përfundimit nga Këshilli Europian.

    Ndërsa, avokati i njohur kosovar, Arianit Koci, ka publikuar një postim në llogarinë Facebook, ku thotë se amendamenti kushtetues, në bazë të së cilit është themeluar Gjykata Speciale me seli në Hagë, parashikon në mënyrë të qartë që mandati maksimal i këtij institucioni është 5 vjet.

    Ky është postimi i tij i plotë:

    Deputetët naiv!

    Ligji pët ratifikimin e marrëveshjes ndërkombëtare ndërmjet Kosovës dhe BE-së i cili është ratifikuar në Kuvendin e Kosovës, parasheh që mandati i gjykatës do të vazhdohet derisa Këshilli i Bashkimit të mos e informojë Kosovën se të gjitha hetimet dhe të gjitha proceset në kuadër të Dhomave të Specializuara kanë përfunduar.

    Në anën tjetër, amendamenti kushtetues, në bazë të së cilit është themeluar Gjykata Speciale me seli në Hagë, parashikon në mënyrë të qartë që mandati maksimal i këtij institucioni është 5 vjet.

    Sidoqoftë, në amandamentin kushtetues ka referenca konfuze dhe dykuptimësi, dhe është e mundur që kjo ka qenë një lojë e një pjesë të akterëve nga ana e bashkësisë ndërkombëtare që të sigurojë numrin e mjaftueshëm të votave të deputetëve në kohën e votimit të specialës.

    Natyrisht, të njejtit (ndërkombëtarët) tani do të thonë që mandati vazhdohet me automatizëm.

    Thjesht, deputetët tanë janë treguar naiv dhe jokompetent, pasiqë nuk e kanë sqaruar me kohë këtë mospërputhje.

    Nga Rubrika
    Lajme04 Mars 2026
    Reperi ‘Mossi’ bashkë me dy të tjerë, janë arrestuar nga Policia e Kosovës. Arrestimi ka ndodhur pas sulmit fizik ndaj gazetarit Burim...
    Lajme04 Mars 2026
    Është vetëdorëzuar në polici një person për të cilin, policia në Gjakovë të martën kishte kërkuar ndihmën e qytetarëve për lokalizimin e...
    Lajme04 Mars 2026
    Mërgim Lushtaku nga PDK tha se vendi është duke shkuar drejt zgjedhjeve të reja. Ai ka fajësuar shumicën parlamentare, pra Lëvizjen Vetëvendosje...
    Të tjera
    Bota/Rajoni04 Mars 2026
    Ministri i Jashtëm i Kinës bëri thirrje për t’i dhënë fund veprimeve ushtarake të Izraelit ndaj Iranit gjatë një bisede telefonike me...
    Sport04 Mars 2026
    Kupa e Kosovës në futboll do të rikthehet sot me tri ndeshje çerekfinale, ndërsa një tjetër do të luhet nesër. Skuadrat po...
    Bota/Rajoni04 Mars 2026
    Kryeministri spanjoll, Pedro Sanchez, ka reaguar ndaj paralajmërimit të bërë nga presidenti amerikan, Donald Trump për të ndërprerë tregtinë mes dy vendeve...
    Kronika04 Mars 2026
    Policia e Kosovës, nëpërmjet raportit të saj ka njoftuar se në Rahovec dhe në Gjakovë, gjatë ditës së djeshme janë gjetur mjete...
    Lajme04 Mars 2026
    Analisti Milazim Krasniqi ka vlerësuar së Kosova nuk e ka luksin të shkojë në zgjedhje të reja në këtë kohë. Ai ka...
    Lajme04 Mars 2026
    KESCO, në cilësinë e Furnizuesit të Shërbimit Universal, njofton se në përputhje me Ligjin për Energjinë Elektrike dhe me kërkesë të Zyrës...

    FrontOnline, © 2026 Të gjitha të drejtat e rezervuara.