
Në media po qarkullon lajmi se Avokati Tom Gashi i cili ishte i ftuar në një emision televiziv në RTK së bashku me përfaqësuesin e PSD-së, Nol Nushi, pas emisionit janë rrahur mes veti.
Por në një prononcim për portalin FrontOnline, avokati Tomë Gashi ka thënë se ky lajm nuk është i vërtet.
Gashi tha se media e cila e ka publikuar lajmin e la gabim.
“Jo s’ka pas rrahje, ai qe e ka qite lajmin gabim e ka, nuk ka pas rrahje në debat” tha shkurt Gashi për FrontOnline.