
Zëvendëskryeministri i shkarkuar, Avdullah Hoti, në një postim në Facebook ka thënë se ai po sulmohet nga makineria propagandistike parapolitike e qeverisë në detyrë.
Hoti në shkrimin e tij thekson se do të duhej të fillonte një debat argumentues, që do duhej të qonte drejt konsensusin shoqëror për planin për rimëkëmbje ekonomike dhe mbrojtje sociale të grupeve në nevojë për kujdesin e shtetit.
Ky shkrim i Hotit vjen pas atij të disa orëve më parë ku deklaroi se nuk ka nevoje për tryeze politike me një qeveri qe i ka ditët e numëruara.
Postimi i plotë: