Administrata Tatimore e Kosovës njofton se në bashkëpunim me Doganën e Kosovës, sot kanë zhvilluar aksion në Prishtinë, në shtatë (7) lokacione të ndryshme, me qëllim të parandalimit dhe luftimit të ekonomisë jo-formale tek bizneset që merren me shitjen dhe servisimin e telefonave mobil.
ATK-ja bën të ditur se si rezultat i këtij aksioni janë sekuestruar 46 telefona mobil dhe tableta si mall pa dokumentacion, po ashtu gjatë ekzaminimit të dokumentacionit është hasur edhe në mungesë të stoqeve apo nën-deklarim.
“ATK të gjitha aktivitetet e saj për luftimin dhe parandalimin e ekonomisë jo-formale i ka në harmoni me Strategjinë Kombëtare të Republikës së Kosovës për Parandalimin dhe Luftimin e Ekonomisë Jo-formale, Pastrimin e Parave, Financimin e Terrorizmit dhe Krimeve Financiare 2019-2023, si dhe bazuar në Planin Operative të ATK-së, analizën e riskut dhe Departamentin e Hetimeve Tatimore dhe Inteligjencës”, thuhet në njoftim.