Zbardhen detaje të reja për ekzekutimin e Emiliano Ramazanit pasditen e djeshme në Elbasan. Aautorët dyshohet që u larguan në drejtim të Durrësit pas krimit.
Si rrjedhojë policia ka nisur krehjen e zonës ku dyshohet se u larguan autorët. Në momentin që autorët janë larguar kanë kaluar përpara një patrrulle të policisë rrugore e cila ka qenë e vendosur ne aksin Elbasan- Papër.
Sipas burimeve një person e ka survejuar viktimën deri në afërsi të vendit ku e priste mjeti me autorin.
Sipas të dhënave mjeti tip “Volkswagen” ka bërë disa xhiro për rreth zonës, ku ndodhi atentati.
Me urdhër të prokurorisë janë sekuestruar kamerat e sigurisë nga palestra në lagjen “Beqir Dardha” ose siç njihet ndryshe zona e Tabakanes deri në vendin ku u ekzekutua 39 vjeçari.