×
  • Bota/Rajoni
  • Bota/Rajoni

    Atentati ndaj Çapjas, snajperi e vëzhgonte prej kohësh nga kodra përballë

    FrontOnline
    09 Qershor 2020

    Ardjan Çapja, 55-vjeçari i qëlluar me snajper mëngjesin e së hënës, vëzhgohej prej kohësh. Hetuesit dyshojnë se lëvizjet e familjes Çapja bëheshin nga një ndërtesë e pabanuar në hyrje të Krastës, ndërsa kanë arritur të përcaktojnë dhe vendin se nga ku është qëlluar 55-vjeçari.

    Në ndërtesën e pabanuar dykatëshe në hyrje të Krastës policia ka gjetur disa prova të cilat ngrenë dyshime për vëzhgimin e lëvizjeve të familjes Çapja.

    Në ndërtesë janë gjetur bishta cigaresh, por edhe një zonë e cila ishte pastruar dhe vendosur disa tulla. Fillimisht u mendua se qitja mund të ishte bërë në këtë pikë, por më pas nga hetimet rezultoi se është bërë në një tjetër vendndodhje.

    Prokuroria mendon se snajperi ka qëlluar pikërisht në këtë pikë në hyrje të kodrës së Krastës. Zona është e lartë, ndërsa ka fushëpamje të rrugës, në të cilën mendohet se ka dalë Ardian Çapja nga vila për në biznesin në pronësi të tij. Dyshohet se arma e kalibrit të lartë ka qenë e fiksuar në makinën, e cila dyshohet e vjedhur.

    Ekspertët mendojnë se atentatori është i mirëpërgatitur si forcat komando apo ato RENEA, ndërsa ka llogaritur dhe shpejtësinë e erës, por ka gabuar vetëm në një detaj, atë të rrymave ajrore që shkakton gryka e Krastës.

    Kjo ka rezultuar në goditjen e objektivit në shenjë, por jo duke e eliminuar atë. Nga ana tjetër, policia ka të dhëna se pranë vendit ku mendohet se është qëlluar me snajper është gjetur një xhup edhe një maskë, por të cilat janë marrë nga persona ende të paidentifikuar. Në të gjithë zonën janë sekuestruar kamerat e sigurisë, ndërsa deri më tani nuk ka asnjë të dyshuar, ndonëse u shoqëruan mbi 20 persona./A2/

    Nga Rubrika
    Lajme04 Mars 2026
    Lëvizja Vetëvendosje ka njoftuar se zyrtarisht do ta propozojnë për president, Glauk Konjufcën. Në një njoftim për media, LVV thekson se zgjedhjet...
    Lajme04 Mars 2026
    Kreu i PDK-së, Bedri Hamza, ka dalë nga objekti i Kuvendit të Republikës së Kosovës. Ai ka përsëritur edhe njëherë qëndrimin e...
    Lajme04 Mars 2026
    Seanca e Kuvendit për zgjedhjen e Presidentit është caktuar për në orën 19:00. Sot gjatë ditës grupet parlamentare të partive mbajtën mbledhje...
    Të tjera
    Sport04 Mars 2026
    Stadiumi më i madh i futbollit në botë është pothuajse i përfunduar dhe duket spektakolar. “Trong Dong Stadium” në Hanoi, Vietnam, po...
    Lajme04 Mars 2026
    E ngarkuara me punë në Ambasadën amerikane në Prishtinë, ka vazhduar takimet me ministrat e rinj të kabinetit Kurti 3. Pas takimeve...
    Lajme04 Mars 2026
    Christopher Kelly i cili është zyrtar i Prokurorisë dhe merret me hetimin e forenzikës digjitale, ka pohuar se gjatë ekzaminimeve nuk ka...
    Sport04 Mars 2026
    Franco Mastantuono është pezulluar me dy ndeshje nga Komiteti Spanjoll i Garave për qëndrime përbuzëse ose shpërfillëse ndaj gjyqtarit gjatë ndeshjes së fundit...
    Lajme04 Mars 2026
    Njoftimi i Arsim Bajramit: Të dashur miq, Duke qenë se dy partitë kryesore parlamentare, Lëvizja Vetëvendosje dhe Partia Demokratike e Kosovës, nuk...
    Bota/Rajoni04 Mars 2026
    Sekretari amerikan i Mbrojtjes Pete Hegseth konfirmoi se një nëndetëse amerikane ka fundosur një anije luftarake iraniane në Oqeanin Indian, ndërsa deklaroi...

    FrontOnline, © 2026 Të gjitha të drejtat e rezervuara.