×
  • Bota/Rajoni
  • Bota/Rajoni

    Ashpërsohet fushata zgjedhore në Maqedoninë e Veriut

    FrontOnline
    03 Korrik 2020

    Fushata parazgjedhore në Maqedoninë e Veriut ka filluar të ashpërsohet, ndërsa nuk kanë munguar akuzat dhe ofendimet mes garuesve dhe gjuha e urrejtjes nëpër rrjetet sociale.

    Analistët thonë se votuesit dinë të vlerësojnë ofertat e mira, teksa tërheqin vëmendjen për paralajmërimet për homogjenizimin mbi baza etnike të partive, pas zgjedhjeve kur do të formohet qeveria e re, që do të ishte rrezik për shtetin shumëetnik. Zgjedhjet e parakohshme mbahen më 15 korrik. Për Zërin e Amerikës informon Isak Ramadani.

    Retorika e garuesve në fushatën parazgjedhore në Maqedoninë e Veriut duket se po ashpërsohet, dy javë para zgjedhjeve të parakohshme parlamentare. Partitë maqedonase më tepër hapësirë i kushtojnë arritjeve ose dështimit në raportet me fqinjët, identitetin e tyre etnik apo integrimet euroatlantike, ndërsa ato shqiptare merren me statusin e gjuhës, përfaqësimin e drejtë në institucionet shtetërore dhe barazinë në aspektin etnik, teksa të gjithë premtojnë kushte më të mira ekonomike dhe financiare për votuesit.

    Analisti Xhelal Neziri shikon një lloj nervozizmi tek të gjitha partitë politike në fushatë, e cila ka zgjatur për muaj të tërë, ndonëse zyrtarisht u hap para dhjetë ditësh. Zoti Neziri thotë se kur kësaj i shtohen sondazhet të cilat i nxjerrin partitë garuese në pozicione të njejta, i bën garuesit të jenë edhe më agresivë, në kuptimin e mos-zgjedhjes së mjeteve për të arritur sa më shumë vota.

    Bashkimi Demokratik për Integrim ka dalur me propozimin për kryeministrin e parë shqiptar duke kërkuar bashkimin e faktorëve dhe votuesve shqiptarë rreth kësaj ideje, por që është cilësuar si akt populist nga rivalët politik si maqedonas dhe shqiptarë, ndonwse nga ana tjetër si legjitim nga një pjesë e garuesve, juristëve dhe analistëve:

    Dy partitë më të mëdha maqedonase, Lidhja Social Demokrate dhe VMRO-DPMNE kanë theksuar se nuk pranojnë kushtëzime as shantazhe nga drejtues politikë shqiptarë, teksa kanë lënë të kuptohet se nuk përjashtojnë mundësinë që ta mbështesin me deputetë të tyre partinë fituese për të formuar qeverinë.

    Analisti Neziri vlerëson se pas zgjedhjeve, shumica parlamentare duhet të formojë një qeveri e cila duhet të reflektojë vullnetin e të gjithë votuesve, duke marrë parasysh edhe diversitetet e paraqitura në fushatë.

    BDI-ja me garuesin e saj për kryeministër Naser Ziberi premtojnë se do të angazhohen që në të ardhmen vendim-marrjet që nga parlamenti e qeveria dhe institucionet e larta të shtetit deri tek ato vendore të bëhen me konsensus.

    Aleanca për shqiptarët dhe partia Alternativa të cilat janë në koalicion, po paraqiten në fushatë me një retorikë që le përshtypjen se synim kryesor kanë rrëzimin e BDI-së nga pushteti. Ato premtojnë gjithashtu ulje taksash, ngritje pagash dhe përmirësimin apo mundësimin e arsimimit të shqiptarëve në zonat ku janë në pakicë./VOA/

    Nga Rubrika
    Bota/Rajoni14 Mars 2025
    Një ngjarje e rëndë ka ndodhur para pak minutash në Vlorë, ku një grua nën ndikimin e alkoolit e ka përplasur disa...
    Bota/Rajoni14 Mars 2025
    Presidenti francez Emmanuel Macron i ka bërë thirrje Rusisë që të pranojë propozimin e armëpushimit 30 ditor. Macron ka nënvizuar se ka...
    Bota/Rajoni14 Mars 2025
    Gjykata e Bosnje e Hercegovinës ka urdhëruar vendosjen e liderëve të entitetit serb Republika Sërpska në paraburgim 30-ditor, menjëherë pasi ata të...
    Të tjera
    Bota/Rajoni14 Mars 2025
    Gjykata e Bosnje e Hercegovinës ka urdhëruar vendosjen e liderëve të entitetit serb Republika Sërpska në paraburgim 30-ditor, menjëherë pasi ata të...
    Lajme14 Mars 2025
    Hykmete Bajrami nga Lidhja Demokratike e Kosovës ka reaguar pas propozimit të Zyrrës së Rregullatorit të Energjisë për shtrentimin e rrymës për...
    Bota/Rajoni14 Mars 2025
    Radio Evropa e Lirë Mijëra qytetarë dolën në rrugët e Beogradit mbrëmjen e së premtes për t’i mirëpritur studentët që po mbërrijnë në...
    Lajme14 Mars 2025
    Pesë persona janë lënduar si pasojë e një përleshjeje që ka ndodhur sonte në Prishtinë, më saktë në rrugën “Lidhja e Prizrenit”....
    Lajme14 Mars 2025
    Deputetja e zgjedhur e Lidhjes Demokratike të Kosovës, Hykmete Bajrami, ka thënë se sipas Nenit 26 të Ligjit për Qeverinë, i cili...
    Lajme14 Mars 2025
    Ish-presidenti Hashim Thaçi dje ka vizituar babain i tij në QKUK. Me të dalë nga aty, Thaçi përshëndeti me dorë nga larg...
    -->

    FrontOnline, © 2025 Të gjitha të drejtat e rezervuara.