×
  • Lajme
  • Lajme

    Asambleja Parlamentare e KiE-së pritet të votojë pro Kosovës

    FrontOnline
    16 Prill 2024

    Asambleja Parlamentare e Këshillit të Evropës do të votojë sot raportin e deputetes Dora Bakojanis, e cila ka rekomanduar që ky institucion të miratojë aplikimin e Kosovës në Këshillin e Evropës.

    Debati dhe votimi përfundimtar do të mbahet sot pasdite.

    Në prag të debatit dhe votimit të raportit pozitiv për anëtarësimin e Kosovës në Këshillin e Evropës, disa delegacione kanë dorëzuar në momentin e fundit amendamente me qëllim të ndryshimit të tekstit përfundimtar.

    Janë gjithsej 15 amendamente të propozuara rreth të cilave duhet debatuar dhe votuar para votimit të raportit në tërësi.

    Më së shumti amendamente ka dorëzuar delegacioni i Serbisë, më datën 15 prill, një ditë para votimit.

    Amendamentet e delegacionit serb kryesisht fokusohen në refuzimin e miratimit të opinionit të Dora Bakojanis, e cila ka rekomanduar që Asambleja Parlamentare e KiE të miratojë procesin e anëtarësimit të Kosovës në këtë organizatë.

    Konsiderohet se të gjitha këto amendamente të delegacionit serb refuzohen gjatë debatit që do të zhvillohet në orët e pasdites në selinë e KiE-së.

    Për raportin e Dora Bakojanis duhet të votojnë dy të tretat e deputetëve të pranishëm. Pritjet janë se ky raport do të votohet e rrjedhimit Asambleja Parlamentare do ta miratojë opinionin pozitiv.

    Vota e sotme nuk është detyruese por ajo gjithsesi hapë rrugët për finalizimin e procesit të anëtarësimit të Kosovës në organizatën më të vjetër në kontinent.

    Pas këtij votimi i mbetet Këshillit të Ministrave të shteteve anëtare të KiE që të votojnë për anëtarësimin e Kosovës në Këshillin e Evropës. Në mënyrë që Kosova të bëhet anëtare e KiE ,në favor të kësaj duhet të votojnë dy të tretat e ministrave nga shtetet anëtare të Këshillit të Evropës, apo konkretisht 31 ministra.

    Ministrat takohen vetëm një herë në vit. Takimi i sivjetmë do mbahet më 16 maj, dhe ky është momenti i parë kur mund të votohet për anëtarësimin e Kosovës në organizatë. Për momentin kjo çështje akoma nuk është e përfshirë në agjendën e takimit të ministrave, ndërsa kjo temë mund të përfshihet ne agjendë pas votimit të sotëm në Asamblenë Parlamentare./RTK/

    Nesër në këto zona nuk do të ketë rrymë deri në 5 orë
    Nga Rubrika
    Lajme18 Maj 2024
    Në Venecia të Italisë, mbrëmë i është bërë një pritje e jashtëzakonshme kryetarit të Nismës Socialdemokrate, Fatmir Limaj, i cili ishte i...
    Lajme18 Maj 2024
    Themelimi i Asociacionit të komunave me shumicë serbe vazhdon të jetë kërkesë e vazhdueshme e Bashkimit Evropian ndaj Kosovës. Një kërkesë e...
    Lajme18 Maj 2024
    Prishtina ka pesë strehimore, por vetëm dy prej tyre janë të gatshme për shfrytëzim me kapacitet për 3 mijë banorë. Prizreni i...
    Të tjera
    Lajme18 Maj 2024
    Presidentja e Kosovës, Vjosa Osmani e ka uruar Andrej Plenkoviqin, për mandatin e tretë si kryeministër i Kroacisë. Osmani, mes tjerash theksoi...
    Lajme18 Maj 2024
    Në Qendrën Kryesore të Mjekësisë Familjare qytetarët nuk po i marrin të gjitha shërbimet. Mjekët, si dermatologët, pediatrit e internistët, sipas një...
    Bota/Rajoni18 Maj 2024
    Shqipëria, prej vitesh, vuan mungesën e fuqisë punëtore. Për ta lehtësuar këtë problem, Qeveria është në negociata me Filipinet për një marrëveshje...
    Sport18 Maj 2024
    Tyson Fury dhe Oleksandr Usyk do të përballen sonte në meçin për titullin kampion të peshave të rënda. Kjo përballje pritet të...
    Lajme18 Maj 2024
    Policia e Kosovës ka konfirmuar se Enver Sekiraqa nuk është gjetur në shtëpi gjatë së premtes dhe të shtunës, pas vendimit të...
    Lajme18 Maj 2024
    Enver Sekiraqa, i cili më 3 maj 2024 u dënua nga shkalla e parë me 25 vite burgim për nxitje në vrasjen...

    FrontOnline, © 2024 Të gjitha të drejtat e rezervuara.