×
  • Lajme
  • Lajme

    As qeveria e as Covidi nuk i ndalin dasmat në Kosovë, mbushen ‘odat’ me dasmorë në Podujevë

    FrontOnline
    26 Korrik 2020

    Më 1 korrik të këtij viti, Qeveria e Kosovës mori vendim që të ndalojë organizimin e tubimeve me më shumë se 50 persona.

    Sidoqoftë, as ky vendim e as rritja e vazhdueshme e rasteve të reja me koronavirus nuk po i ndalon qytetarët e Kosovës të organizojnë dasma e evente të tjera familjare.

    Një dëshmi e tillë është edhe një video e dërguar në redaksinë e Gazetës Sinjali.

    Në këtë video paraqitet një ndejë e cila sipas një sinjalizuesi është mbajtur në Podujevë.

    Në video shihen disa burra “të ngjitur” me njëri-tjetrin teksa këndojnë këngë për diktatorin Enver Hoxha, duke mos respektuar asnjë masë mbrojtëse dhe asnjë rekomandim të Ministrisë së Shëndetësisë dhe Institutit Kombëtar të Shëndetësisë Publike të Kosovës.

    Kujtojmë se që nga e hëna në Kosovë kanë vdekur 30 pacientë të prekur me koronavirus dhe janë konfirmuar edhe 1 mijë e 40 raste të reja pozitive.

    Nga Rubrika
    Sport03 Mars 2026
    Mërgim Vojvoda ka humbur një mundësi të artë të kalonte Comon në epërsi ndaj Interit, në gjysmëfinalen e Kupës së Italisë. Mbrojtësi...
    Sport03 Mars 2026
    Barcelona ka synim që sonte ta bëjë “të pamundurën, të mundur”, në përballje me Atletico Madridin. Në ndeshjen që luhet sonte me...
    Sport03 Mars 2026
    Real Madridi pësoi humbjen e katërt nën drejtimin e Alvaro Arbeloa kundër Getafes të hënën mbrëma, një rezultat që i lë “Los...
    Të tjera
    Lajme03 Mars 2026
    Kryetari i Aleancës për Ardhmërinë e Kosovës, Ramush Haradinaj, ka deklaruar se i ka thënë Bedri Hamzës se nëse kandidon për President,...
    Bota/Rajoni03 Mars 2026
    Presidenti amerikan, Donald Trump, ka deklaruar se Marina e SHBA-së do të fillojë shumë shpejt të shoqërojë cisternat që kalojnë nëpër Ngushtica...
    Lajme03 Mars 2026
    Kreu AAK-së, Ramush Haradinaj deklaroi se një numër i deputetëve të Lëvizjes Vetëvendosje i kanë premtuar votën nëse ai do të kandidojë...
    Bota/Rajoni03 Mars 2026
    Asambleja e Ekspertëve të Iranit këtë të marte ka zgjedhur liderin e ri suprem të vendit. Mediat iraniane raportojnë se lideri i ri është...
    Vip03 Mars 2026
    Rogerti është kthyer në shtëpinë e Big Brother VIP Albania. Pasi u përplas me Monika Kryemadhin për sjelljen e tij, Rogerti vullnetarisht...
    Bota/Rajoni03 Mars 2026
    Sekretari Amerikan i Shtetit, Marco Rubio, ka konfirmuar se një dron ka goditur një parking në afërsi të Konsullatës Amerikane në Dubai,...

    FrontOnline, © 2026 Të gjitha të drejtat e rezervuara.