Artan Thaqi e ka nisur ditën sot ndryshe nga herat e tjera.
Ai e ka veshur një bluzë që kishte emblemën e UÇK-së.
Aktori u përshtat me këngën “Mora fjalë” të Shkurte Fejzës që u lëshua në shtëpinë e “Big Brother VIP Kosova” për t’i zgjuar të gjithë banorët.
Ndryshe, edhe Arjola Demiri, vishej shpesh me bluzën e shkruar “Liria Ka Emër”, në “Big Brother VIP Albania”, por kritikohej se e bënte për të fituar pikë nga publiku.
E nuk dihet nëse një gjë të tillë po e bën edhe Artani.